NATO: Është trefishuar numri i shqiptarëve në Maqedoni

Faqja e NATO-s
Në faqen zyrtare të Samitit të NATO-s, i cili do të mbahet në Chicago, në profilin ku flitet për IRJM-në, theksohet se, që nga regjistrimi i fundit i mbajtur në vitin 2002, në këtë shtet është trefishuar numri i shqiptarëve.
Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, popullsia e IRJM-së është rritur në mënyrë konstante, rritja më e madhe ka ndodhur tek komuniteti etnik shqiptar.
Nga viti 1953, me kalimin e kohës, nga censusi më i fundit zyrtar i mbajtur në vitin 2002 , përqindja e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet është rritur trefish.
Pjesa perëndimore e vendit, ku jetojnë shumica e shqiptarëve etnikë, është pjesa më e populluar me përafërsisht 40 për qind të popullsisë në tërësi, thuhet në faqen zyrtare të Samitit të Chikagos. / INA