E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhenifer Lopez, artistja më me influencë në botë

Xhenifer Lopez / Foto arkiv

Xhenifer Lopez ka lënë mbrapa Lady Gagën, duke u konfirmuar si artistja më me influencë në botë. E dyta pas saj vjen një tjetër femër me potencë, Oprah Uinfrei. Klasifikimi i ka nga bërë revista Forbes bazohet në shumën e fituar gjatë 12 muajve të fundit nga artistët me famë ndërkombëtare.

Më parë, për të qenë një yll mjaftonte të këndojë dhe të recitoje bukur, por në kohën që jetojmë duhet që emri yt të jetë shndërruar në një markë, në mënyrë që të konsiderohesh i suksesshëm, shkruan revista.

Xhenifer ka ditur ta përdorë shumë mirë emrin e saj, duke nxjerrë prej tij në 12 muajt e fundit 52 milionë dollarë.

Pak vite më parë, Xhenifer ishte shumë larg këtij pozicioni dhe me pothuajse aspek shpresa për ta marrë veten. Por mesa duket, vendi që iu dha në jurinë e American Idol në vitin 2010 e favorizoi shumë në ringritjen e karrierës. Suksesi I saj në 12 muajt e fundit I ka dhënë mundësiën të lërë pas edhe Ledi Gagën, e cila vitin e kaluar mbante pozicionin e artistes më me influencë në botë, me 90 milionë dollarë fitime në vit. / G.N.

Ja lista sipas Forbes

1 – Xhenifer Lopez

2 – Oprah Uinfrei

3 – Xhastin Biber

4 – Rihana

5 – Ledi Gaga

6 – Britni Spirs

7 – Kim Kardashian

8 – Kati Perri

9 – Tom Kruiz

10 – Stiven Spilberg

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›