La Republika: Shqiptarët duan të hyjnë në BE duke mbytur të vërtetat

Banorët në ish-konviktet e Institutit të Kamzës
Gazetari italian Ilaria Lonigro në një shkrim për gazetën prestigjioze italiane La Republika, përshkruan jetën e mjerueshme të banorëve në ish-konviktet e Institutit të Kamzës, në periferi të Tiranës.
Gazetari italian e nis përshkrimin kështu: Dy hapa nga Universiteti dhe 15 minuta me makinë nga Parlamenti, një geto ku janë mbyllur të harruarit e Shqipërisë, mijëra persona të padukshëm. Këta në fakt (shqiptarët), mendojnë vetëm të hyjnë në Bashkimin Europian, duke mbytur të vërtetat e pakëndshme në një det përrallash.
Është si një kamp shqiptar, ku nuk hyn dhe nuk del. Janë tetë pallate të ndërtuar në vitet 50 dhe 70, ish-konvikte për studentët e agronomisë. Në këto korridore të errët jetojnë si fantazma 600 familje, mes 3000 dhe 5000 personave, të cilët për më tepër janë analfabetë dhe të paarsimuar, janë për vite pa ujë në frigorifer, janë të padukshëm për institucionet dhe për botën jashtë (përfshirë edhe shkollat dhe spitalet). Ndërsa askush nuk e di saktë numrin e fëmijëve.

Jeta banorëve në ish-konviktet e Institutit të Kamzës
Shumica e banorëve të Institutit, janë arratisur nga varfëria e veriut, nga gjakmarrja, trashëgimia tragjike e rregullave që vjen nga Kanuni, shkruhet ndër të tjera në artikull.
Më tej gazetari ndalet te problemi kryesor i këtyre banorëve që nuk është varfëria por fshehja e indetitetit nga frika e gjakmarrjes.
Problemi i hakmarrjes ekziston dhe është i përhapur. Institucionet shqiptare e mohojnë, sepse përbën një pengesë për hyrjen në Bashkimin Europian, citohet Stefano Gaddini, zëvendëspresident i shoqatës Gjurmët, që prej vitit 2008 viziton rregullisht Institutin, ku kanë ngritur edhe një qendër sociale. /E.L/



