NATO sulmon 8 anije luftarake të Libisë

NATO ka deklaruar se aeroplanët e saj kanë shkatërruar tetë anije luftarake që i përkisnin forcave të liderit të Libisë Muamer Gadafit.
Aleanca tha se anijet u fundosën në sulme të koordinuara në portet e Tipolit, Al Kumit dhe Sirtes ndwrkohw qw nuk ka pasur ndonjë reagim nga qeveria e Gadafit.
Televizioni libian gjithashtu njoftoi për sulme tw NATO-s në Tripoli, në Sirte, vendlindjen e Gadafit, dhe në qytetin lindor të Zlitanit.
Në fjalimin e tij për Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Barak Obama tha se “koha po punon kundër Gadafit” dhe se ai në mënyrë të paevitueshme duhet të lërw pushtetin.
Komentet e Obamës i bëjnë jehonë atyre të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i cili tha se presioni ushtarak dhe politik po e dobëson Gadafin.