Kosovë, mediat: Inteligjenca autorizohet për të vepruar

Anëtarët e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë kanë marrë autorizimin që të nisë nga punë për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacioneve për aktivitetet që rrezikojnë funksionimin e rendit kushtetues dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, por edhe që rrezikojnë sigurinë globale.
Sipas mediave kosovare platforma vjetore e inteligjencës dhe sigurisë është një dokument sekret shtatëfaqesh që përmban prioritetet dhe udhëzimet e përgjithshme të punës së saj.
Mediat kosovare theksojnë se objektivi i inteligjencës është ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit territorial, rendit kushtetues, zhvillimin ekonomik dhe kërcënimet tjera të sigurisë.
Ndërsa mediat theksojnë se si objektiv për kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë së Kosovës, janë përfshirë: terrorizmi, spiunazhi, sabotimi dhe krimi i organizuar.