E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso e Fyle vizitojnë sot Kosovën

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle vizitojnë sot Kosovën, në kuadër të turneut të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës në Kosovë të dy komisionerët do të takohen me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Një ditë më parë, delegacioni i lartë evropian ka vizituar Serbinë ku kanë dhënë mesazhin se çelësi i integrimit në Bashkimin Europian gjendet vetë në këtë shtet.

Ndërkaq Barroso dhe Fyle kanë anuluar vizitën e paralajmëruar në Shqipëri pas tensioneve që janë krijuar në Tiranë pas vendimit të KQZ-së për të numëruar fletët e kontestuara të gjetura në kutitë e gabuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›