Berluskoni shuan dyshimet

Kryeministri Italian Silvio Berlusconi ka shuar dyshimet për një çarje të mundshme në qeverinë e tij. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berluskoni u bëri thirrje të qëndrojnë të qetë sepse qeveria është solide dhe nuk ka asnjë motiv për tu shqetësuar. Umberto Bossi do të qëndrojë me ne.
“Dua t`ju siguroj të gjithëve, tani sapo u takova me Vorrei Bossi; madje dje folëm në telefon, qëndroni të qetë sepse me të çdo gjë shkon mirë”. Eshtë ky arsyetimi që Silvio Berluskoni, sipas burimeve qeveritare, ka bërë në mbledhjen e këshillit të ministrave në Itali duke shuar kështu edhe dyshimet e hedhura për ndonjë krisje në qeverinë e tij. Midis Umberto Bossi dhe kryeministrit Silvio Berlusconi është hera e parë që përballen pas zgjedhjeve vendore.
“Duhet të kemi kujdes që të evitojmë episodet e një dite më parë të cilat nuk kanë asnjë vlerë politike”. Silvio Berlusconi ju drejtua ministrave dhe ju shpjegoi se qeveria e tij nuk haset me asnjë rrezik. “Një ditë më parë fola me Umberto Bossi dhe me tha që çdo gjë shkon mirë”.
Kreu i shtetit Italian tha në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç qeverisë së formuar prej tij.
“Megjithatë - nënvizoi Berluskoni – duhet të evitojmë incidente të ngjashme me ato të një dite më parë. Tani do të ecim përpara të gëzuar e të qetë, qeveria është solide dhe nuk ka asnjë motiv për t’u shqetësuar”, ka mbyllur fjalimin e tij kryeministri Silvio Berluskoni.