E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjizori Polanski në arrest shtëpiak

BERNE-Roman Polanski nga sot gjendet në arrest shtëpiak në rezidencën e tij në alpet zviceriane. Polanski nuk mund të largohet nga shtëpia derisa autoritetet zvicërane do të vendosin nëse ai do të dërgohet apo jo për gjykim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Regjisori 76 vjeçar, fitues i çmimit Oskar, akuzohet nga drejtësia amerikane për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Ngjarja ka ndodhur me një modele 13 vjeçare në Los Anxhelos në vitin 1977.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›