E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senatorja Maylam në Tiranë: Respektoni institucionet

TIRANE- “Në zgjedhjet e 28 qershori, populli foli. U bënë zgjedhje demokratike dhe insitucionet duhet të respektohen.” Keshtu ka deklaruar sot në Tiranë senatorja franceze Joelle Garriaut Maylam, pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, citon faqja online e Parlamentit. Senatorja Maylam tha se transformimet në Shqipëri janë impresionuese ndërsa vlerësoi faktin që në krye të parlamentit është një grua.

Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli falenderoi Francën për mbështetjen dhe votën e saj pro Shqipërisë në 16 nëntor, për pranimin e statusit të vendit kandidat në BE. Topalli tha se “shqiptarët me mendësinë e tyre perëndimore janë energjia kryesore integruese. Ne ndihemi krenarë që bëmë të mundur që ata të jenë qytetarë të NATO-s, të lëvizin vitin e ardhshëm pa viza dhe së shpejti të bëhen edhe qytetarë të Bashkimit Europian, sepse shqiptarët janë europianë.”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›