NATO:Ligji për SHISH-in, të shqyrtohet nga ne

Zyra përgjegjëse e NATO-s për kordinimin global të sigurisë e cila quhet NOS i ka dërguar një letër qeverisë shqiptare në lidhje me ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Shqiptar. Kjo zyrë me anë të letrës i ka kërkuar qeverisë shqiptare që ndryshimet e ligjit për SHISH duhet të kalojnë më parë nga kjo zyrë e cila përbëhet nga tre degë, nga orientimet e përgjithshme, inteligjenca për sigurinë dhe siguria e mbrojtjes.
Ndërkohë kërkesa që ndryshimet në pr/ligjin të shqyrtoheshin nga ekspertë ndërkombëtare u formulua fillimisht nga ambasadori amerikan në Tiranë John Withers. Ai gjithashtu theksoi se projektligji minon parimet e profesionalizimit dhe pavarësisë nga ndikimet politike duke kërkuar një rishikim të tekstit me konsulencë ndërkombëtare.
Edhe Bashkimi Europian kakërkuar që projektligji t'i nënshtrohet një diskutimi të gjerë përpara se të kalojë në parlament. Nesër do të zhvillohet shqyrtimi nen për nen nga komisoni parlamentar i sigurisë në lidhje me këto ndryshime ndërkohë që kërkesa e zyrës së sigurisë së NATO-s për shqyrtimin e projektligjit nënkupton pezullimin e tij deri në dhënien e ekspertizës nga NATO.