KSK-ja: Ndryshimet në ligjin për SHISH, saktësojnë detyrat e tij

Komisioni i Sigurisë Kombëtare, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se ndryshimet që propozohen për ligjin e SHISH-it zgjerojnë dhe saktësojnë detyrat e këtij institucioni kundër terrorizmit, trafikut të armëve, lëndëve narkotike, trafiqeve të paligjshme, krimit të organizuar, korrupsionit të personave që kanë funskione publike.
"Duke u mbështetur në përvojën e sotme të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE, këto ndryshime respektojnë standardet demokratike dhe rritin transparencën e këtij institucioni ndaj publikut, duke ftuar, për herë të parë, edhe opozitën të japë mendimin e vet për emërimin e Drejtorit të SHISH. Por, për fat të keq, në këtë mbledhje, opozita nuk mori pjesë, edhe pse z. Demi kontaktoi personalisht me z. Ruci për rëndësinë që ngërthen ky projektligj dhe që, kolegët opozitarë duhet të japin kontributin e tyre konkret" thuhet në deklaratën për shtyp.
Gjithashtu në deklaratën e Komisionit të Sigurisë Kombëtare theksohet se në këtë seancë dëgjimore morrën pjesë ekspertë nga Institucionet ndërkombëtare (përfaqësues të misionit OBDAT, si dhe përfaqësues të misionit EURALIUS të Bashkimit Evropian).
"Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka vendosur që nesër, më datë 16 mars, në orën 10:00, të diskutojë projektligjin nen për nen dhe të marrë vendimin përkatës. Duke përfituar nga ky rast, deputetët e shumicës ftojnë, edhe një herë, kolegët opozitarë të zënë vendet e tyre në Komision" përfundon deklarata për shtyp.