Bjellorusi: Presidenti nuk do të lejojë protestat

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Llukashenka deklaroi diten e sotme se ai do “të sulmoj ashpër” kundër çfarëdo protestash të mëtejshme në vendin e tij.
Bjellorusia po ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike. Të dielën policia me forcë ndali një protestë të motoçiklistëve në kufirin me Poloninë, të cilët kërkonin që autoritetet te tërhiqnin vendimin për kufizimin e sasisë së karburantit dhe për mallrat e tjera, që mund të merren jashtë Bjellorusisë.