E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Thaçi: Prioritet zhvillimit të bujqësisë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se zhvillimi i bujqësisë kosovare do të jetë prioritet i qeverisë së tij.

“Bujqësia do të jetë një ndër sektorët bartës të zhvillimit ekonomik të vendit”, ka pohuar Thaçi ndërsa ka shtuar se ky sektor përbën një potencial të madh dhe si i tillë duhet të përkrahet e të zhvillohet edhe më shumë, në mënyrë që të jetë në gjendje të eksportojë produktet për tregun e jashtëm.

Deklaratën e tij, kryeministri e ka bërë gjatë konferencës “E ardhmja e bujqësisë kosovare në perspektivën e zhvillimit ekonomik”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›