E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Drejtësia kosovare, në rrugën e duhur

Ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka hyrë në rrugën e duhur.

Sipas Kuçit, ligjet që po miraton qeveria kosovare janë sipas standarteve evropiane.

“Kosova është duke miratur ligje të mira në fushën e drejtësisë, të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të aplikueshme”, ka pohuar Kuçi.

Deklaratën e tij Kuçi e ka bërë gjatë konferencës ndërkombëtare me temën “Qasja në Drejtësi”, e organizuar nga instituti KIPRED.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›