NBA: Bryant shënon 40 pikë në fitoren e Lakers
Kobe Bryant ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Utah Jazz, duke shënuar pikët më të larta në ndeshje, 40, për t'i sjellë Los Angeles Lakers fitoren prej 113-100.Ky ishte takimi i parë në mes dy ekipeve që kur Lakers mposhtën Jazz me seri të ndeshjeve 4-2 në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore në sezonin e kaluar, kur Bryant dominoi me një mesatare prej 33.2 pikësh, gjashtë kërcimesh dhe 7.2 asistimesh, gjatë gjashtë ndeshjeve.Pau Gasol këtë herë shënoi 21 pikë, duke tejkaluar shifrën e 10,000 pikëve në karrierë. Spanjolli arriti edhe 11 kërcime dhe gjashtë asistime për të ndihmuar ekipin në fitoren e pestë në varg.