E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: 2008-ta nuk ishte një vit i mirë për Arsenalin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai është i lumtur që viti 2008 kaloi, pasi nuk ishte i mirë për Arsenalin."2008-ta nuk ishte një vit i shkëlqyeshëm për ne dhe mënyra se si përfundoi sezoni i kaluar ishte shumë, shumë dëshpërues. E filluam vitin në pozitën e parë por nuk i fituam trofetë që i merituam pasi çdo gjë që mund të shkojë keq, shkoi keq", ka thënë Wenger."Unë ende besoj se ishim të pafat pasi ishim aq afër ta fitojmë Premierligën dhe ishim të pafat në Ligën e Kampionëve", shton francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›