NBA, Çikago eleminon Toronton, Oklahoma befason Nju Orlins

Nata e dytë e “play-in” u mbyll me fitoren e skuadrave udhëtuese. Surprizën e parë e bëri ekipi i Çikagos duke mundur Toronton me një përmbyjes spektakolare. Protagonist absolut i këtij takimi ishte Zach LaVine, i cili shënoi plot 39 pikë (17 vetëm në periodën e tretë). Kontribut të veçantë në këtë triumf kishin edhe Nikola Vuçeviç (14 pikë) dhe DeMar DeRozan (23 pikë). Me këtë fitore Bulls-at qëndrojnë në garë për një vend në “post season”. Tani u duhet që të sfidojnë Majemin për të plotësuar tetëshen e formacioneve të Konferencës të Lindjes.
Në duelin tjetër spikat humbja e Pelicans, të cilët i dhanë fund një sezoni me shumë ulje dhe ngritje. Ekipi i Nju Orlins u mposht në parketin e vet nga Oklahoma. Për vendasit mungesa e Williamson dhe e eksperiencës u vu re gjatë të gjithë ndeshjes. Për Thunder më të mirët ishin Shai Gilgeous-Alexander (32 pikë) dhe Josh Giddey (31 pikë). Ndeshja e radhës “play-in” për Thunder do të jetë ajo përballë Minesotës. Fituesja e këtij takimi plotëson tetëshen e skuadrave të Konferencës të Perëndimit.
NBA ply-in ndeshjet (13 Prill)
TORONTO RAPTORS-CHICAGO BULLS 105-109
NEW ORLEANS PELICANS-OKLAHOMA CITY THUNDER 118-123