E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA mbyll sezonin e rregullt, të kualifikuarat dhe çiftet e rrugëtimit

Darka e Pashkëve ishte një festival i vërtetë për NBA pasi gjatë të gjithë pasdites dhe darkës u luajtën ndeshjet e javës të fundit të sezonit të rregullt ku të 30 formacionet ishin në parket.

Në javën e fundit spikati fitorja e Lakers përballë Utah Jazz. Siç pritej në “Crypto.com Arena” të Los Anxhelosit ishte James ylli i mbrëmjes me 36 pikë, 6 topa në tabelë dhe 6 asist. Kjo fitore vlente shumë për ekipin nga Los Anxhelos pasi i lejoi që të përfundonin në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit. Tani do të luajnë në play-in kundër Minesotës me faktorin fushë nga ana e tyre. Nëse kalojnë ekipin nga Mineapolis, Lakers i pret një test i vështirë në play-off siç është Memfis.  

Fitore me mjaft vlera ishte edhe ajo e kampioneve në fuqi të Warriors përballë Portland Trail Blazers. Ekipi i Golden Stejt bëri një ndeshje të madhe ku vetëm në periodën e parë vendosi edhe një rekord duke shënuar plot 55 pikë. Kurrë më parë një ekip nuk kishte mundur që të shënonte kaq shumë pikë në 12’ lojë. Ky sukses i lejoi ekipit të Goldent Stejt që të mbyllte sezonin në vendin e gjashtë duke siguruar një duel me Sakramento Kings në play-off.

Ndeshjet NBA (10 Prill)

TORONTO RAPTORS-MILWAUKEE BUCKS 121-105

CLEVELAND CAVALIERS-CHARLOTTE HORNETS 95-106

CHICAGO BULLS-DETROIT PISTONS 103-81

WASHINGTON WIZARDS-HOUSTON ROCKETS 109-114

BROOKLYN NETS-PHILADELPHIA 76ERS 105-134

MIAMI HEAT-ORLANDO MAGIC 123-110

NEW YORK KNICKS-INDIANA PACERS 136-141

BOSTON CELTICS-ATLANTA HAWKS 120-114

DALLAS MAVERICKS-SAN ANTONIO SPURS 117-138

OKLAHOMA CITY THUNDER-MEMPHIS GRIZZLIES 115-110

DENVER NUGGETS-SACRAMENTO KINGS 109-95

PHOENIX SUNS-L.A. CLIPPERS 114-119

LOS ANGELES LAKERS-UTAH JAZZ 128-117

PORTLAND TRAIL BALZERS-GOLDEN STATE WARRIORS 101-157

MINNESOTA TIMBERWOLVES-NEW ORLEANS PELICANS 113-108

Rrugëtimi drejt “The Finals”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›