E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, Curry ngushton serinë me Sakramenton, Finiks fiton në Los

Kampionët në fuqi janë aty dhe gati për të shkruar një tjetër histori magjike. Natën e kaluar Golden Stejt ka ngushtuar serinë me Sakramenton duke fituar ndeshjen e tretë, e cila nuk kishte shumë histori pas një shfaqje të fortë të Steph Curry-t, i cili rrealizoi plot 36 pikë. Në këtë takim faktor u kthye edhe Kevon Looney, i cili zëvendësoi mjaft mirë Green (i pëzulluar një ndeshje për shkak të sjelljes josportive me Sabonis) në mbrojtje. Looney rikuperoi plot 20 topa në tabelë dhe dhuroi 9 asist si dhe limitoi në maksimumin De’Aaron Fox (26 pikë).

Në Los Anxhelos skuadra e Finiks mori një fitore duke dërguar shifrat e serisë në 2-1 si dhe i anuluar faktorin fushë ekipit vendas. Skuadra nga Arizona përfitoi nga mungesa e Kaëhi Leonard dhe mundi me shumë vështirësi Clippers falë paraqitjes të madhe të Booker (45 pikë).

Ndeshjet NBA (21 Prill)

BROOKLYN NETS-PHILADELPHIA 76ERS 97-102 (0-3)

GOLDEN STATE WARRIORS-SACRAMENTO KINGS 114-97 (1-2)

L.A. CLIPPERS-PHOENIX SUNS 124-129 (1-2)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›