E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelimkan Abakarov dhe premtimi për medalje

Zelimkan Abakarov, nënkampioni i Europës në mundjen e lirë në peshën deri në 61 kilogram në Zagreb, tanimë ka një premtim për të gjithë shqiptarët. Fjalëpak dhe punë shumë, Abakarov për të gjithë tifozët kuqezi deklaron:

“Shqipëri shihemi në Paris”, thotë nënkampioni i Europës në mundje

Për presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, Abakarov është një kampion i vërtetë, të cilën do ta tregojë dhe në Kampionatin Botëror në shtator përsëri në Beograd. Madje është i bindur se një medalje olimpike për mundjen shqiptare do të vijë nga Abakarov.

“Ishte një rikthim i emocioneve të jashtëzakonshme si ato që kemi përjetuar në Beograd. E përgëzova dhe e falënderova Zelimkanin për atë që i ka dhënë sportit shqiptar, për atë që i ka dhënë Federatës Shqiptare të Mundjes dhe për të gjithë ne që na ka bërë krenar me rezultatet e tij. E jo vetëm me rezultatet, por dhe me sjelljen e tij, me dedikimin e tij, me vendosmërinë e tij dhe me kontributin e tij që ka dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Zelimkani është pjesë e ekipit kombëtar dhe realisht jam shumë i kënaqur dhe shpresoj që sado pak të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenarë, sepse sa herë ngrihet flamuri shqiptar aq herë krenari. Zelimkani e ka vërtetuar se di ta bëjë një gjë të tillë shumë mirë”, rrëfen presidenti Prizreni.

Tanimë të shtunën në garë për mundjen shqiptare, gjithnjë në Kampionatin Europian të Zagrebit, kjo në stilin klasik, do të jenë Bajram Sina në peshën 60 kilogram dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogram.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›