NBA: James shënon 40 pikë në fitoren ndaj Pacers
Ylli i Cleveland, LeBron James, ka shënuar pikët më të larta të sezonit, 40 gjithsej, për të ndihmuar Cavaliers të shënojnë fitore 105-95 ndaj Indiana Pacers.
James kontribuoi edhe me nëntë kërcime dhe shtatë asistime për Cavaliers, të cilët ua shkaktuan Pacers humbjen e dytë radhazi. Qendra e Cleveland, Shaquille O'Neal, ka munguar edhe në ndeshjen e katërt radhazi, për shkak të lëndimit.
Danny Granger shënoi 19 pikë dhe nëntë kërcime, derisa Dahntay Jones shënoi 17 pikë për Pacers.