E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vetëvendosja": Shumica e qytetarëve nuk votuan

Lëvizja "Vetëvendosje" ka cilësuar se shumica e qytetarëve të Kosovës kanë vendosur të mos votojnë në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Kosovë. "Këta ua kthyen shpinën këtyre politikanëve në të vetmin moment kur politikanëve të Kosovës u shkon mendja te qytetarët. Dhe ua kthyen shpinën me të drejtë", ka vlerësuar kjo lëvizje nëpërmjet një komunikate, enkas për zgjedhjet e javës që lamë pas. "Vetëvendosja" ka vlerësuar se politikanët kosovarë ia kenë kthyer shpinën popullit të tyre që prej dhjetë vjetësh. "Gjatë këtyre viteve i kanë dëgjuar brengat e çdokujt: të diplomatëve të huaj, misionarëve kolonialistë, ambasadave të secilit shtet në Kosovë, Serbisë, të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. Vetëm interesat e qytetarëve të Kosovës nuk u kanë interesuar kurrë. Pikërisht interesat e të vetmit popull prej të cilit varen tërësisht. Ashtu siç varen nga ky popull ditën e zgjedhjeve", është shkruar në komunikatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›