Zgjedhjet e BE-së përshëndeten nga liderët botërorë
Emërimi i dy figurave jo shumë të njohura në postet më të larta në Bashkimin Evropian ka ngjallur reagime të ndryshme.
Mbrëmë në Bruksel, liderët e BE-së e zgjodhën si presidentin e parë, kryeministrin e Belgjikës, Herman Van Rompuy, ndërkohë si shefe e diplomacisë u zgjodh komisionerja britanike për Bashkimin Evropian, Catherine Ashton.
Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso tha se do të ishte e pamundur "të gjendej një alternativë tjetër më e mirë".
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se van Rompuy do të sjellë konsensus dhe garë politike në presidencën e BE-së.
Kryeministri britanik Gordon Brown shtoi se emërimi i Catherine Ashton ishte "shenjë e respektit që njerëzit kanë për Britaninë".
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se emërimet ishin "një bazë e fortë për Evropën dhe rolin e saj në botë".