NBA, Lakers ndalen nga Denver, Celtics, Grizzlies e Bucks marrin

Pas pesë fitoreve radhazi Lakers u ndalën përballë Denver. Pa James në parket mbrëmja ishte e gjitha për Jokiç, i cili kapi tre numrat dyshifrorë duke rrealizuar 14 pikë, rrëmbyer 11 topa në tabelë dhe dhuruar 16 asist. Sa i përket pikëve të rrealizuara më i miri për Nuggets ishte Murray me 34 pikë.
Në takimet e tjera Memphis mundi San Antonio edhe pse i mungonte Ja Morant. Ndërsa Milwaukee rikuperoi 17 pikë në New York ekipit të Knicks për të fituar një ndeshje epike. Një paraqitje të madhe bëri edhe Tatum, i cili rrealizoi 32 pikë duke ndihmuar Boston të kalonte Chicago.
Ndeshjet NBA (10 Dhjetor)
BOSTON CELTICS-CHICAGO BULLS 107-99
NEW YORK KNICKS-MILWAUKEE BUCKS 107-111
MEMPHIS GRIZZLIES-SAN ANTONIO SPURS 121-113
WASHINGTON WIZARS-NEW ORLEANS PELICANS 112-132
DENVER NUGGETS-LOS ANGELES LAKERS 122-109
SACRAMENTO KINGS-ORLANDO MAGIC 136-111