E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA,Nets fitojnë edhe pa Durant, Clippers në krizë

Brooklyn fitoi ndeshjen e 18 në 20 takimet e fundit falë koshit të rrealizuar nga Royce O’Neale 3.2 sekonda nga sirena. Nets kaluan jo pa vështirësi ekipin e Miami në një ndeshje ku u dëmtua në gju edhe lojtari i tyre më i mirë, Kevin Durant.

Në takimet e tjera spikati fitorja e Philadelphia-s përballë Detroit. Sixers arritën që të krijonin një avantazh komod në dy periodat e para kështu në pjesën dytë të ndeshjes u mjaftuan ta administronin. Mungesa e Embiid nuk u vu re pasi në vend të tij luajti mjaft mirë Harrell, autor i 20 pikëve. Lojtari i ndeshjes për Philadelphia ishte Harden (2 pikë, 11 topa në tabelë dhe 11 asist).

Në Arizona u mund përsëri ekipi i Phoenix Suns, të cilët kësaj herë u dorëzuan përballë Cleveland. Të njëjtën gjë bënë edhe Clippers, të cilët u mposhtën nga Atlanta. Për ekipin nga Los Angeles kjo ishte humbja e 6 radhazi.

Rezultatet NBA (9 Dhjetor)

DETROIT PISTONS-PHILADELPHIA 76ERS 111-123

TORONTO RAPTORS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 117-105

INDIANA PACERS-CHARLOTTE HORNETS 116-111

PHOENIX SUNS-CLEVELAND CAVALIERS 98-112

MIAMI HEAT-BROOKLYN NETS 101-102

MEMPHIS GRIZZLIES-UTAH JAZZ 123-118

HOUSTON ROCKETS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 96-104

OKLAHOMA CITY THUNDER-DALLAS MAVERICKS 120-109

L.A. CLIPPERS-ATLANTA HAWKS 108-112

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›