E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA: Mavericks fitojnë titullin e parë

Dallas Mavericks u shpall për herë të parë kampion i NBA-së, pasi mposhti me rezultat 105-95 Miami Heat në ndeshjen e gjashtë finale.

Jason Terry erdhi nga stoli për të shënuar 27 pikë dhe për të udhëhequr te Mavericks. Ylli tjetër i ekipit, Dirk Nowitzki, i cili ka një mesatare prej 26 pikësh për ndeshje dhe është emëruar MVP i ndeshjeve finale, shënoi 21 pikë në takimin e mbrëmshëm.

Kampionët e rinj të NBA-së filluan serinë finale prej shtatë ndeshjeve duke e parë veten dy herë në disavantazh (1-0 dhe 2-1), por duke barazuar në të dy rastet (1-1 dhe 2-2), para se të përmbysin rezultatin në 3-2 në ndeshjen e pestë.

Mavericks duhej të fitonin njërën nga dy ndeshjet e mbetura (të gjashtë dhe të shtatë finale) dhe nuk lëshuan rastin për të mbyllur dilemën e fituesin që në ndeshjen e gjashtë, e cila u zhvillua në Miami.

Mavericks kishin arritur në finale edhe në vitin 2006 por kishin humbur pikërisht ndaj Miamit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›