Ronaldo “çmend” Sitin, ofertë 180 mln stërlina
ANGLI- Mançester Siti kërkon me çdo kusht Kristiano Ronaldon, madje ka arritur të ketë edhe një kontakt me të, sipas rrëfimit të vetë portugezit. Sipas “The Mirror”, vetë CR7 u ka treguar miqve të tij se është kërkuar nga klubi i sheikut Al Mansur. “Duhet të zgjidhin qesen”, ka thënë Ronaldo, duke pretenduar një rrogë prej 20 milionë stërlinash në vit. E ndërkohë, sheiku arab është gati t’i paguajë 180 milionë stërlina Realit për kartonin, duke e çuar shifrën totale të shpenzimeve në 250 milionë stërlina. Gjithsesi, duket e vështirë që Reali të privohet nga portugezi, por edhe vetë Ronaldo nuk e pëlqen një largim nga klubi madrilen, aq më tepër për të shkuar në klubin rival të Mançester Junajtid.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)