E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja Shqiperi-Norvegji

Lojtarët më në formë për të kaluar me sukses Norvegjinë. Kjo është stradegjia e Gianni De Biasi, që të mërkurën nis zyrtarisht grumbullimin për ndeshjen e 7 qershorit. Trajneri i Kombëtares ka konfirmuar listën e parë me 18 futbollistë, ndërsa tetë të tjerë do t’I bashkohen skuadrës ditët e ardhshme. Azdren Llullaku dhe Jurgen Gjasula janë afrimet e reja, Gjithsesi, De Biasi ka nën vëzhgim 40 lojtarë, ndërsa për këtë takim ekipit i mungojnë disa titullarë për shkak kartonësh apo dëmtimi.

“Unë kam afruar lojtarë të cilët janë në fomrën më të mirë fizike dhe ato karakteristika që duhet për të përballuar kundërshtarin. Formacionin nuk e kam ende të qartë, por do ta vendos pasi t’i shoh lojtarët në fushë. Kjo është ndeshje e rëndësishme, por jo thelbësore për ecurinë tonë. Duhet të përgatitemi pa presion, të jemi të qetë dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë”- u shpreh De Biazi.

De Biasi është shprehur se Norvegjia është më e motivuar, pas humbjes në “Oslo”. Trajneri i Kombëtares ka sqaruar gjithashtu çështjen e rinovimit të kontratës. Sipas tij nuk është ende koha, por do ta vlerësojë me të marrë një propozim nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ndeshja Shqipëri – Norvegji, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014, do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Qemal Stafa”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›