E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja ne Frankfurt Uka perballet me 5 akuza

Gjykata në Frankfurt ngre akuzat për Arid Ukën. Mbi autorin e  vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit, rëndojnë pesë akuza, bënë të ditur autoritetet gjermane. 21 vjecari me origjinë nga Kosova përballet me dy akuza për vrasje dhe tre akuza për tentativë vrasje, ndonëse hetimet vazhdojnë. Me vendim të gjykatës Uka gjendet në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Autoritetet gjermane pohojnë se ai ishte besimtar mysliman, por është radikalizuar vetëm së fundi.

Forcat amerikane të sigurisë deklaruan se Arid Uka nuk ishte pjesë e ndonjë liste të dyshuarish për lidhje me terrorizmin. Në Uashington janë bërë publike dhe emrat e ushtarëve amerikanë të vrarë. Ata janë 25 vjeçari Nikolas Alden nga Karolina e Jugut dhe Zakaria Kadbek nga Virxhinia.  Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Dejv Lapan tha se ende nuk është e qartë nëse edhe persona të tjerë janë të përfshirë në këtë sulm. Ndërsa është kjo një pistë ku janë përqendruar hetimet për momentin.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›