E Hënë, 2 Nëntor 2026

NBA play-off/ Clippers mundin Nuggets, Leonard me 39 pikë eklipson Jokiç

Dueli mes Nuggets dhe Clippers ka përfunduar me fitoren e miqve dhe ashtu si në takimin e parë ishte një duel i luftuar. Kësaj here fundi i ndeshjes i buzëqeshi ekipit nga Los Anxhelosi, i cili triumfoi me shifrat 105-102.

Për Clippers nuk duhet shumë për të evidentuar lojtarin e ndeshjes pasi Kawhi Leonard kthehet në Kaliforni me 39 pikë të shënuara. Lojtari i Clippers u duk edhe një herë në formën e tij më të mirë dhe arriti që të bënte diferencën edhe në mbrojtje kur në sekondat e fundit fitoi edhe një top, i cili vlente shumë për një ndeshje si kjo.

Ylli i Clippers eklipsoi kështu yje si Nikola Jokiç (26 pikë, 12 topa në tabelë dhe 10 asist) dhe Xhamal Mërri (23 pikë dhe 6 asist). Takimi i radhës do të luhet pas dy ditësh me serinë (1-1) e cila do të spostohet në Kaliforni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›