E Hënë, 2 Nëntor 2026

NBA play-off/ Nju Jork pranë mrekullisë me Bostonin, T’Wolves mundin Golden Stejtin

Pasi mbyllën pjesën e parë në disavantazh të 11 pikëve, Knicks kanë bërë një tjetër mrekulli duke mundur Celtics në ndeshjen e katërt duke dërguar kështu serinë në shifrat 3-1. Për Nju Jorkun edhe një herë deciziv ishte kontributi i Xhejlën Brunson, autor i 39 pikëve dhe 12 asistëve. Mbrëmja ishte e hidhur për Xhejson Tatum (42 pikë), i cili u detyrua që të dilte nga parketi me asistencën e mjekëve për shkak të një dëmtimi në kavilje, i cili do të ishte një goditje e madhe për moralin e skuadrës në këtë seri.

Ndërsa në “Chase Center” të San Franciskos ekipi i T’Ëolves fitoi ndeshjen  e katërt të serisë me Golden Stejtin duke e udhëhequr tani me shifrat 3-1. Ndeshja e katërt u vendos në periodën e tretë dhe të katërt ku Entoni Eduards u evidentua falë 30 pikëve të shënuara.

Ndeshjet

New York Knicks-Boston Celtics 121-113 (3-1)

Golden State Warriors-Minnesota T’Wolves 110-117 (1-3)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›