E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti i Vllaznisë ka një mesazh për tifozët

Vllaznia nuk arriti që të fitojë dot titullin kampion, pasi u mund në finalen e madhe të kampionatit nga Egnatia mbrëmjen e djeshme. Presidenti Alban Xhaferri ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një postimi, duke falënderuar tifozët shkodranë për mbështetjen që i kanë bërë skuadrës. Xhaferi premton se Vllaznia do të vazhdojë të luftojë për titullin kampion.

“Faleminderit Tifoza! Një falënderim nga zemra për të gjithë tifozët që mbushën “Arenën Kombëtare”, që udhëtuan, sakrifikuan dhe i qëndruan pranë Vllaznisë me gjithë shpirt. Prania dhe mbështetja juaj ishte madhështore, ashtu siç vetëm Shkodra di ta bëjë.

Njëkohësisht, ndjej detyrimin t’ju kërkoj ndjesë — veçanërisht tifozave të flaktë dhe besnikë — për rezultatin zhgënjyes dhe mënyrën si përfundoi kjo finale. E dimë se ju dhatë gjithçka për ne, por nuk arritëm t’jua shpërblejmë ashtu siç e meritonit: me trofeun.

Megjithatë, kjo nuk është fundi. Është vetëm një peng që na motivon më shumë. Ne do të rikthehemi — me më shumë forcë, me më shumë uri dhe me më shumë përkushtim

Forca Vllaznia — krenaria jonë qe nuk shuhet kurrë!”, shkruan presidenti i Vllaznisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›