NBG Albania me ofertat më të mira për periudhën e verës
TIRANE - Muajt e verës përkojnë me kohën kur shumica e emigrantëve kthehen në Shqipëri për të vizituar të afërmit e tyre apo për pushime. Por kjo periudhë mund të përdoret edhe për investime. NBG Bank Albania ka përgatitur ofertat më të mira për muajt korrik dhe gusht për të gjitha produktet dhe shërbimeve financiare.
Ofertat e depozitave, norma të larta interesi, fleksibilitet dhe risi nga NBG Albania
Përsa i përket depozitave ofertat e NBG Albania përfshijnë jo më vetëm normat e larta të interesit por edhe fleksibilitetin në kohë, mundësi shtimi dhe tërheqje, si edhe mundësinë e këmbimit të depozitës gjatë afatit në monedha të ndryshme.
NBG Albania ofron depozitat tradicionale me afat me norma interesi të larta, por edhe depozitën “Fiks për TY” e cila përveç normave konkurruese të interesit ofron edhe mundësinë e tërheqjes deri në 40% të shumës pa humbur interesin si edhe depozitime shtesë pa kufizime në numër në llogari.
Ofertat më e fundit e NBG Albania është Llogaria e Kursimit “No Limit” e cila ofron fitime maksimale për shumat më të vogla duke shpërblyer kështu depozituesit e vegjël. Në këtë llogari mund të përfitohet deri në 7% interes për kursimet në Lek dhe 4% për kursimet në Euro.
Cila është monedha më e përshtatshme për të depozituar?
Depozitat me afat në lek ofrojnë në këtë moment norma më të larta të interesit, por klientët tanë duhet të peshojnë efektet potenciale të inflacionit dhe lëvizjeve të monedhës në vlerën reale të depozitave të tyre. Për ata që nuk duan të spekulojnë me lëvizjet e ardhshme të monedhave, është një ide e mirë që të marrin parasysh përdorimin e ardhshëm të parave të tyre, pra të depozitojnë në të njëjtën monedhë në të cilën planifikojnë të shpenzojnë në të ardhmen.
Depozita e Këmbyeshme, risi në tregun shqiptar
NBG Albania ka hedhur në treg Depozitën e Këmbyeshme (Switch Deposit) e cila ju jep mundësinë të këmbeni depozitën tuaj gjatë afatit pa humbur interesat e përllogaritura deri në datën e këmbimit. Kjo depozitë ofron si mundësinë e mbrojtjes së kursimeve nga ndryshimet e normave të interesit dhe kurseve të këmbimit, ashtu edhe mundësinë e përfitimeve më të larta për ata klientë që besojnë se mund të paraprijnë lëvizjet në kursin e këmbimit. Depozita e Këmbyeshme është përdorur me sukses nga shumë klientë të NBG Albania të cilët kanë identifikuar si avantazhe kryesore të produktit mundësinë e numrit të pakufizuar të këmbimeve përgjatë afatit, ofrimin e depozitës në afate 4,6, ose 12 muaj, si edhe mundësinë mjaft të mirë për të menaxhuar riskun e ndryshimit të kursit të këmbimit mes monedhave Euro, USD, dhe Lek.
Transferta me kushtet më të favorshme
NBG Albania, si pjesë e Grupit NBG, grupit më të madh financiar në Europën Juglindore, ofron edhe kushtet më të favorshme për transferimin e fondeve nga llogaria në NBG Bank në Greqi drejt NBG Albania përmes ATM-ve nëpërmjet produktit Family Fast. Transferta nga Family Fast është mjaft e thjeshtë dhe e lehtë për tu kryer dhe sjell përfitime shtesë për mbajtësit e llogarive Family Fast.
Kredi për shtëpi dhe konsumatore
Pjesë e paketës së produkteve tërheqëse nga NBG Albania janë edhe kreditë me kushte nga më të favorshmet në tregun shqiptare (si ato hipotekore për blerjen e shtëpisë apo pronave të patundshme ashtu edhe kreditë konsumatore apo overdraft).
NBG ALBANIA operon në tregun shqiptar nga nëntori i vitit 1996, duke qenë një nga bankat e para private që operojnë në vend. Me një rrjet prej shumë degësh dhe ATM-sh në të gjitha qytetet kryesore në Shqipëri, ne ofrojmë një gamë të plotë të produkteve dhe shërbimeve bankare. NBG ALBANIA është pjesë e NBG Group, grupit më të madh financiar në Europën Juglindore.
(BalkanWeb)