NDERKOMBETARE/ Dëmet kolaterale
...ato duhet të përgatiten edhe për të siguruar miliarda dollarë për të ndihmuar vendet më të varfra që nuk e shkaktuan krizën, por që janë viktima të saj, gjithsesi. Ndërsa vendet më të pasura të botës do të shpenzojnë triliona dollarë për të shpëtuar sistemet e tyre financiare prej krizës së shkaktuar nga teprimi me kreditimin, ato duhet të përgatiten edhe për të siguruar miliarda dollarë për të ndihmuar vendet më të varfra që nuk e shkaktuan krizën, por që janë viktima të saj, gjithsesi. Bota në zhvillim është kapur tashmë në një moment të vështirë të krizës globale të kreditimit, ndërsa shumë banka kanë ndërprerë kreditimin dhe investitorët e huaj, të frikësuar po i tërheqin kapitalet dhe depozitat e tyre.
Fluksi i kapitalit privat në tregje pritet të bjerë me 30 për qind këtë vit.
Eksportet po e vuajnë fenomenin, ndërsa rritja ekonomike po ngadalësohet dhe çmimet po rriten. Të ardhurat nga puna e emigrantëve – një burim i mirë të ardhurash për shumë vende në zhvillim, po bien me shpejtësi. Europa Lindore dhe Qendrore, ku pjesa më e madhe e sistemit financiar është nën kontrollin e bankave perëndimore, është në një situatë të sikletshme.
Ukraina i ka kërkuar FMN-së 14 miliardë dollarë për të mbështetur sistemin e saj financiar, ndërsa paratë po pakësohen. Hungaria ka fituar 5 miliardë euro nga Banka Qendrore Europiane. Pakistani — aleati i Amerikës në luftën kundër Al-Kaedës, që ka edhe armë bërthamore, ka thënë se ka nevojë për 3 miliardë dollarë për të financuar deficitin buxhetor tregtar.
Edhe ekonomitë më të “shëndetshme” me buxhet më të fortë dhe rezerva të mëdha, janë tronditur nga krizave e pakësimit të kapitaleve. Dy javë më parë, pezoja meksikane pësoi rënien më të madhe që prej dhjetorit 1994. Reali brazilian dhe “won”-i korean kanë pësuar gjithashtu rënie ndaj dollarit.
Duke pasur parasysh nivelin e krizës, mund të jetë jo pak e rëndësishme ideja e injorimit të gjendjes së vështirë në ekonomitë në zhvillim. Por në fakt, është në interesin ekonomik të vendeve të pasura të ndihmojnë ato më të varfrat.
FMN pret që këto vende të jenë edhe motori i vetëm i rritjes globale gjatë vitit të ardhshëm. Për fat, disa mendojnë më gjatë. Korporata Ndërkombëtare Financiare, krah i Bankës Botërore, po vret mendjen për të siguruar një fond prej 3 miliardë dollarësh, për të ndihmuar në rishtetëzimin e sistemit të tronditur botëror në vendet e varfra. Banka Ndëramerikane e Zhvillimit tha se do të rrisë nivelin e dhënies së huave dhe shpalli një fond prej 6 milionë dollarësh për të ndihmuar kompanitë në vendet e Amerikës Latine.
FMN thotë se ka dhënë fonde “kesh”, 200 miliardë dollarë, si dhe një ndihmë shtesë prej 50 miliardë dollarësh për të stabilizuar aranzhimet e kreditimit në vendet e tjera. FMN duhet të jetë gati për t’u qetësuar, me arsye, se situata do të ndryshojë më në fund. Vendet më të pasura të botës kanë shfaqur një miopi të madhe ndaj kësaj krize, duke përdorur më shumë zgjidhjet që e kanë përkeqësuar krizën. Më pak se dy javë më parë, Uashingtoni dhe Brukseli e lejuan Islandën të vepronte sipas mendjes së saj. Ndërsa fuqitë e mëdha financiare në botë po përpiqen shumë për të mbajtur nën kontroll situatën, ato nuk duhet të harrojnë të mbrojnë edhe vendet e tjera nga efektet e krizës. Asnjë ekonomi nuk mund të funksionojë e vetme dhe kjo mund të rezultojë e rrezikshme në botën e sotme të ndërlidhur.
“The New York Times”