E Shtunë, 31 Tetor 2026

NDERKOMBETARE/ Sharmi i Islandës në OKB

Nga Neil MacFarquhar
Kek islandez i mbushur me reçel manaferrash dhe krem”, kështu shkruhet me një kaligrafi elegante në një fletë letre të bardhë pikërisht në vendin e ëmbëlsirave të sallës së ngrënies së delegatëve të të OKB-së. 

 Islanda është në një garë të ngushtë me Austrinë dhe Turqinë për dy vendet me rotacion në Këshillin e Sigurimit që janë të rezervuara për vendet e bllokut europian dhe dreka e servirur javën e kaluar ishte pjesë e ofensivës së saj sharmante.
Por, a do të bindin dy tryezat me ëmbëlsira të shijshme të sjella nga Islanda, ndonjë nga 192 vendet anëtare të OKB-së të votojnë për këtë vend të premten? "Epo, ata po përpiqen të bindin ambasadorët me ëmbëlsira, sepse s'kanë gjë tjetër për të ofruar", - thotë me ironi një diplomat europian. Momentet elektrizuese janë bërë gjithnjë e më të rralla gjatë viteve të fundit, por një votim shumë i kontestuar në Këshillin e Sigurimit ende shkakton siklet. Edhe ndërsa anëtarët shfryjnë tani lidhur me rënien e ndikimit të Këshillit të Sigurimit të projektuar që pas Luftës së Dytë Botërore, gjithnjë e më shumë vende po përpiqen të fitojnë ndikim duke marrë ndonjë vend në tryezën e famshme të këshillit, që ka formën e patkoit. "Është një ndër synimet më të mëdha të politikës së jashtme të çdo vendi", - thotë Colin Keating, ish-ambasador i Zelandës së Re, që drejton tani Security Council Report, një organizatë jofitimprurëse që monitoron këshillin. "Është një vend i pushtetit të vërtetë; është institucioni i vetëm ndërkombëtar që ka pushtet ligjor që me shumicë vote të detyrojë komunitetin ndërkombëtar të bëjë diçka. "Rajonet përpiqen të gjejnë konsensusin për një kandidat - quhet shtet i pastër- për të evituar një votim- qejfprishës ndonjëherë.
Synimi i sigurimit të një vendi shpesh shpallet një dekadë në avancë. Është njësoj si të aplikosh për t'u pranuar në një kolegj prestigjioz, duhet të provosh se je mjaft i aftë. Në OKB, kjo do të thotë të tregosh interes për çështjet e paqes dhe të sigurisë. Turqia kontribuon me trupa në operacionet paqeruajtëse në katër vende të botës. Së dyti, duhet të tregosh se po punon për përmirësimin e mjedisit dhe pronën. Së fundmi, të ndash diçka nga financat, të bësh diçka me rëndësi globale, nuk do të ishte keq. Megjithatë, jo çdo gjë shkon për mrekulli. Ngjarjet e ndryshme mund të shkaktojnë turbullira në fushatat e planifikuara me kujdesin maksimal. Dëshmitare është Islanda. Ajo u anëtarësua në OKB në vitin 1946, por vetëm në vitin 1998 vendosi t'i bashkohet rotacionit të vendeve të tjera nordike në Këshillin e Sigurimit. Në një fjalim përmbledhës të mbajtur para 181 ambasadorëve, Hjalmar Hannesson nuk e përjashton ironinë e krijuar nga bankat e falimentuara tashmë. "Ne kishim këtë siguri ekonomike që nuk e kemi pasur kurrë më parë", - tha ai në një intervistë. "Ndërsa vendosëm shkallën mes nesh dhe vendeve të tjera në vështirësi, ne e ndjemë se ishte një detyrim për ne t'u shërbenim vendeve të tjera në Këshillin e Sigurimit.
Linja telefonike mes Nju Jorkut dhe Reykjavikut, kryeqytetit të Islandës, ka qenë mjaft e zënë së fundmi, pasi Ministria e Jashtme vazhdimisht është përpjekur të marrë informacion nëse kriza financiare mund të pengojë disi kandidaturën e Islandës", - thotë Kristin Arnadottir, diplomatja islandeze që drejton fushatën.
"Kemi diskutuar edhe me vendet nordike, nëse ka ndonjë ndikim në këtë pikë", - shton ajo. Ata nuk dinë nëse kjo do të krijojë dyshime apo simpati. Mendimi i përgjithshëm është se pak vota do të ndikojnë garën e ngushtë. Një ambasador afrikan tha se Islanda po përpiqej kaq shumë të siguronte çdokënd se nuk po lë asnjë të metë në kandidaturën e saj. Ata po përpiqen kaq shumë, askush nuk po e kupton se çfarë po ndodh, thonë analistët. Natyrisht, edhe vendet e tjera po bëjnë përpjekjet e tyre dhe kanë në këtë rrugë pengesat e tyre. Partitë e ekstremit të djathtë në Austri, ato kundër emigracionit, fituan një të tretën e votave në zgjedhjen e shtatorit. Turqia nuk ka pasur vend në Këshillin e Sigurimit që prej vitit 1961 dhe ka një ndjesi të përgjithshme se konflikti me Greqinë, që shkaktoi ndarjen e Qipros në vitin 1974 dhe po e mban ende të ndarë atë, mund të pengojë Ankaranë të fitojë vendin në Këshillin e Sigurimit. Përleshjet me separatistët kurdë nxitën Turqinë të bombardonte Irakun javën e kaluar. Duhen dy të tretat e votave të anëtarëve të OKB-së, për të fituar një vend në këtë organizëm. Votimi në vetvete është objekt debati, pasi shifrat e raundit të parë lexohen si një reflektim i qëndrimit të çdo vendi në arenën ndërkombëtare. "Është e vërtetë, ne mendojmë se duam të tregojmë se vendi ynë është i shkëlqyer dhe kemi shpresë që kandidatura të konsiderohet si superiore ndaj vendeve të tjera", - thotë ministri i Jashtëm i Islandës.

"International Herald Tribune"



Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›