13 minuta
Nuk është aspak libri i magjishëm i Paolo Choelcho “11 minuta”, por një histori e gatuar në kryeqytetin shqiptar që e ndan nga skandali politik i përplasjes institucionale vetëm 13 minuta. Alo, je i arrestuar? Kjo është gjetja më e fundit e institucionit të prokurorisë, një nxitim procedural që mund të konkurrojë për ngjarje filmi dhe të korrë fatkeqësisht sukses të admirueshëm. Ministria e Brendshme kërkoi zyrtarisht nga prokuroria që të nisë ndjekje penale për dy prokurorë, që kanë kërkuar të përdorin policinë për të arrestuar me telefon shtetasin britanik, Damir Fazlliç, kur ai po largohej nga Rinasi në një adresë të axhendës së tij. Shpejtësia e reagimit politik të prokurorisë është befasuese, nëse marrim parasysh që dijenia e saj e pamjaftë nisi mediatikisht. Dhe për të parën herë përjashtuar rastet e flagrancës me vendngjarje, organi i hetimit ka kërkuar një arrest, ndalim apo shoqërim kaq të shpejtë. Nxitimi i Prokurorisë dhe ai i Partisë Socialiste për fat të keq këtë herë kanë qenë në sinkronë. Zëvendësprokurori i Tiranës dhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, i kanë kërkuar sipas asaj që është publikuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme, shefit të komisariatit të Rinasit 13 minuta pasi i “kërkuari” ishte në avion, që të arrestohej. Për një ngjarje të rrënuar mediatikisht prej një jave, ku përmendeshin emra të shumtë politikanësh, qeveritarësh, ministra dhe Kryeministri, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, duhej të kishte dalë në një konferencë shtypi, ose të kishte deleguar bërjen e këtij veprimi njërit prej vartësve që po hetonin për të thënë: “Po ka një urdhër-arrest, ose shpallje në kërkim për boshnjako-britanikun Damir Fazlliç dhe duhet bërë”. Nuk mundet që të kishte lejuar përsëritje historish anonime, si ajo diplomatike dy muaj më parë, ku sërish shqetësimet alarmante përtejatlantike u thërrmuan nga një e pavërtetë që u zyrtarizua nga senati amerikan.
Edi Rama dhe deputetë të PS-së, si Andis Harasani, kërkojnë drejtësi dhe njëherësh mendojnë se mbi prokurorinë po ushtrohet presion mbi Ina Ramën, e cila e ka lënë veten të përdoret politikisht. Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë kërkuar kontroll mbi procedurën. Ministri Enkelejd Alibeaj me një shkresë zyrtare ka kërkuar nga prokuroria që të zbatohet e drejta e kontrollit të procedurës. Kur një urdhër telefonik kërkon arrestim, atëherë nuk mundet të emërtohet kërcënim fakti që ekipi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, kërkon sipas nenit 102, pika katër në Kushtetutë, që të verifikojë rregullshmërinë e regjistrimit të veprave penale nga data 1 shtator deri më 10 tetor. Kjo zbatueshmëri ligji nuk mund të konvertohet politikisht si kërcënim dhe Prokuroria e Përgjithshme duhet ta mirëpresë atë më tepër se deklaratat partiake të kujtdo partie qofshin. Ina Rama ka një ekip në Prokurorinë e Përgjithshme që janë në drejtim që prej 10 vitesh, janë profesionistë të vjetër të stafit të saj të ri dhe mund të ketë shanse të pakta gabimi ligjërisht.
Besueshmëria e prokurorisë në këtë rast është cenuar, pikërisht në kohën kur mezi ishte arnuar me ndërrimin e drejtuesit të saj, që mori bekimin e Parlamentit për të ndryshuar produktin e institucionit lidhur me bërjen e drejtësisë. Nuk ka shumë gjasa që guximi profesional i prokurorëve të ketë shkuar për të prodhuar këtë aksion të hetimit, pa dijeninë, njohjen dhe më pas miratimin e Ina Ramës. Kjo jo për arsyen e thjeshtë se nuk kanë qenë në gjendje të çmojnë rëndësinë e çështjes, por pas deklarimit të hetimit kryesisht, njoftime që më parë jepeshin në konferencë shtypi nga Erion Braçe, Andis Harasanit, Mimi Kodhelit, Edi Ramës, vijnë sjellje të akuzës që mbeten të paformatuara ashtu siç kërkohet. Nëse kjo sipas akuzave të shumta qenka aq mafioze si ngjarje, i dyshuari aq supermafioz, krim i organizuar, organizatë kriminale, çështje gati terroriste, janë dhe sekrete të sigurisë kombëtare, atëherë duhet ndjerë keqardhje që prokuroria për këtë gjëmë kombëtare, është informuar vetëm 13 minuta pasi ka ikur Damir Fazlliç. Akuza ka njoftuar se ka hapur një çështje penale në ngarkim të Fazlliç dhe në pak orë ka çmuar rrezikshmërinë, duke kërkuar shoqërimin e tij menjëherë. Por a është kërkuar më parë shoqërimi dhe pastaj është regjistruar çështja, kjo është thembra e Akilit e përdorjes së institucionit të akuzës vetëm politikisht. Kaq i duhet opozitës. Ngutje e madhe. Kaq pak minuta i janë dashur institucionit që i kemi besuar shumë dosje që të vërë në vend nderin e drejtësisë. Nëse prokurorët që janë marrë me investigim të kësaj çështjeje, kanë qenë aq të përkushtuar sa duhet për të punuar kushtetueshmërisht, atëherë duhej të ishin shtrirë vetëm një kat me poshtë dhe një dosje me tepër brenda institucionit ku punojnë. Përse kjo? Po sepse Fazlliç, nëse marrim të mirëqena pretendimet rozë të Partisë Socialiste, na paska qenë ortak me Vojin Lazarevic, që ka qenë as më shumë e as më pak, pronar dhe zëvendëspresident i EFT, kompanisë që dominonte prej vitesh tregun e energjisë në rajon. Atëherë ky personazh zgjaton në vitet 2000 dhe deri në 2004, ku drejtues të KESH, kanë qenë deputetët aktualë Dritan Prifti dhe Andis Harasani. E përsëri nëse kujtesa e hetimit freskohet me një datë, duhet thënë se më 27 shkurt 2002 ish-Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, kërkoi nga Parlamenti heqjen e imunitetit te deputetit Dritan Prifti, për abuzime me tenderat ku në pak muaj dëmi i llogaritur shkonte në afro katër milionë dollarë. Nëse prokurori ka pasur të drejtë, këtë duhet të bëjnë vartësit e Rakipit që në numër të konsiderueshëm ende punojnë aty. Prifti dhe ekipi që qeveriste me të paska “vjedhur” miliona dollarë me energjinë. Pra, ky Lazareviç, miku e “bashkëmafiozi” me Fazlliç, paska qenë ortak në punë me Priftin e Kryeministrin e tij, me Harasanin e Kryeministrin e tij? Kjo është dosje aspak e hollë në prokurori dhe dështimi ka ardhur nga disa vota pro të PD-së në Parlament, se ndryshe do kishim dy deputetë më pak ose me probleme krejtësisht ndryshe me drejtësinë që kalonin nëpërmjet ndjekjes penale. Dhe e gjitha kjo për aq pak minuta, pasi një grup politikanësh duan zhurmë që të mos hapet pikërisht kjo dosje, bëjnë rrëmujë rreth Fazlliç pikërisht për të mos përmendur ndoshta Lazarevic e të tjerë. E kjo nuk mund të mbyllet aspak në 13 minuta, kohë krejt e pamjaftueshme që Ina Rama të përfundojë një hetim aq të madh ende të panisur mirë.
Në një ngjarje që ka ndjeshmëri në publik dhe komunitet në shumë vende me demokraci të konsoliduara, prokurori që heton një ngjarje, prokurori i rrethit, apo eprori i të dyve, del para shtypit dhe thotë aq sa e lejon sekreti hetimor, e kjo për fatin e mirë të sekretit që të mos bëhet përshesh. Del dhe lajmëron se Prokuroria ka bërë këto veprime ndaj këtyre personave dhe subjekteve, sepse kanë konsumuar vepër penale në dëm të interesave të qytetareve, dhe komunitetit, apo saktësisht çfarë kanë bërë. Kjo është mundësia më e mirë që politikanët të flasin më pak për gjërat që nuk janë punë, profesion dhe detyrim i tyre ligjor, por më e nevojshme është që Ina Rama të thotë hapur se për këtë punë për të cilën paguhet dhe besohet vetëm ajo për ta bërë. Dhe çuditërisht prokuroria dhe Ministria e Brendshme janë shumë herë më afër gjeografikisht sesa 13 minuta, aq kohë sa iu desh të gabonte akuzës vetëm me një telefonatë, duke nisur fushatën elektoralë të socialistëve, duke u bërë palë me ata që rezistojnë prej tre vitesh për të mos e lënë imunitetin dhe vënë në dispozicion të hetimit. Sepse nëse ndodh ka deputetë që kanë probleme të mëdha më pasurinë milionaeuroshe, që nuk e kanë vënë në mënyrë të pastër, ka dhe gjykatës, ka dhe prokurorë, e kush i hyn telasheve në prag të zgjedhjeve?? Janë 13 minutat e Ina Ramës që po i konsumon opozita për t’i dërguar mesazh asaj që të mos shkojë fort pasa Fazlliçit, se gjen shumë fije në PS që kanë kujtesë.