Gjermania ul ndjeshëm prognozat ekonomike për vitin 2009
Presidenti gjerman kërkon një rregullim efektiv të tregjeve financiare dhe krijimin e sistemeve paralajmëruese të kuptueshme edhe për njerëzit e thjeshtë dhe jo vetëm për ekspertët.
Institutet ekonomike gjermane dhe qeveria gjermane duket se do t'i ulin ndjeshëm prognozat ekonomike për vitin 2009. Kriza financiare dhe gjendja e vështirë ekonomike në SHBA i kanë ulur shpresat për rritjen ekonomike të vendit. Në këtë kuadër qeveria gjermane po mendon për një paketë shpëtimi, e cila do të përfshinte të gjithë sektorin financiar në Gjermani, kurse Presidenti gjerman, Këhler, kërkon një rregullim efektiv të tregjeve financiare si dhe krijimin e sistemeve paralajmëruese. Ekspertë të ekonomisë si dhe qeveria gjermane mendojnë se vitin e ardhshëm ekonomia vendase do të bjerë në stanjacion. Ministri federal i Ekonomisë, Michael Glos, planifikon një paketë për shpëtimin e konjukturës, e cila ka vlerën e rreth 20 miliardë eurove. Qeveria gjermane synon që këtë paketë shpëtimi, e cila do të përfshinte të gjithë sektorin financiar në Gjermani, ta ketë gati deri ditën e hënë. Sipas deklaratave të ministrit gjerman të Financave, Peer Steinbruck (Per Shtainbryk) për momentin po shihet mundësia që në këmbim të kësaj ndihme që shkon në miliarda, shteti të përfitojë aksione të bankave private.
Në lidhje me këto plane kancelarja Angela Merkel deklaroi gjatë një takimi me presidentin francez Sarkozi, se për momentin po përjetojmë një ekses të tregjeve, i cili duhet të kanalizohet sërish në rregullat sociale. "Kjo është kërkesë ndaj shteteve tona, kjo është kërkesë ndaj institucioneve të Evropës, kjo kërkesë do të thotë në se ne jemi në gjendje që t'i formësojmë tregjet në një mënyrë të tillë, që ato t'u shërbejnë njerëzve dhe jo njerëzit atyre. Kjo që po përjetojmë për momentin është ekses i tregjeve, i cili duhet të kanalizohet sërish në rregullat sociale, të cilat përfaqësojmë bashkërisht në vendet tona dhe të cilat duhet të jenë karakteristike për Evropën". Nisur prej krizës botërore të tregjeve të financave presidenti gjerman Horst Këhler (Host Këler) u kërkoi menaxherëve përgjegjës që të kërkojnë falje për gabimet e tyre. "Më tepër autokritikë do të ishte një gjë e mirë", - tha Këhler-i në një intervistë për revistën "Der Spiegel". Në raste krizash duhet të ketë njerëz të tillë që të pranojnë se kanë bërë gabime dhe se mbajnë përgjegjësi për këtë. Sipas tij, elitat e ekonomisë dhe të financave duhet të mësojnë sërish se çdo të thotë masë dhe mes dhe të rrish me këmbë në tokë", - tha Këhler. Sipas tij sidomos në sektorët financiarë të drejtuar nga modeli anglo-sakson dominon ideja "flori dhe para mund të bëhen nga hiçi dhe kjo për madje vazhdimisht."
Këhler-i bëri thirrje për një "Bretton Woods II", një konferencë ndërkombëtare, e cila do kishte për qëllim krijimin e një “kuadri rregullativ ndërkombëtar për ekonominë globale”. Zoti Këhler, i cili para se të zgjidhej president ishte drejtor ekzekutiv i FMN-së, theksoi se tani bëhen të domosdoshme rregullimi efektiv i tregjeve financiare, si dhe krijimi i sistemeve paralajmëruese të kuptueshme edhe për njerëzit e thjeshtë dhe jo vetëm për ekspertët.