Si të investohet në Kosovë më 2009?
Të nderuar zotërinj,
Në bazë të kërkesës suaj për vlerësimin e gjendjes në Kosovë, nga perspektiva e investimeve strategjike në vitin 2009, gjeni të bashkëngjitur raportin ekzekutiv.
1.
Kriza ekonomike botërore do të lajmërohet me një vonesë disamuajshe. Do të ketë rrudhje të hyrave nga remitencat (afro 15 për qind të GDP-së) që do të manifestohet me zvogëlim të masës së parasë në qarkullim. Meqë nuk ka struktura më të ndërlikuara financiare, kriza nuk do të godasë drejtpërsëdrejti sektorin bankar në vend. Për më tepër, përkundër zvogëlimit të kamatave në botë, raporti i kërkesë-ofertës në sektorin e huadhënies është i lartë dhe nuk do të ketë presione serioze për zvogëlim kamatash, me përjashtim të ndonjë cytjeje të ndonjërës prej bankave të reja për të pushtuar tregun.
Zvogëlimi i masës monetare mund të krijojë presion pozitiv për një atmosferë mirëpritjeje të investimeve të drejtpërdrejta të jashtme, d.m.th do t‘i japë investitorit të jashtëm një pozitë më të mirë negociatore.
2.
Nuk ekziston një rrugë e qartë institucionale për investimet e jashtme (të tipit "one stop shop", çfarë patëm rastin të shohim në Evropë Qendrore dhe Lindore). Kjo e rrit nevojën për trajtimin joformal të projekteve investuese drejtpërsëdrejti me vendimmarrësit kyçë në Kosovë.
Vendimmarrësi kyç në Kosovë është ambasadorja amerikane dhe prej saj do të varet drejtpërsëdrejti se si do të zhvillohen, në gjysmën e parë të këtij viti, përgatitjet për shitjen e dy pasurive të vendit, KEK-ut dhe PTK-së. Meqë nuk kemi qasje të drejtpërdrejtë tek ambasadorja (e këtë nuk e ka asnjë firmë konsulence partnere jona, ambasadorët e tjerë perëndimorë me të cilët biseduam e as ministrat e dikastereve përkatëse), mbetet krejtësisht e paqartë, ende, se çfarë do të jetë modaliteti i shitjes. Sugjerojmë që të bisedoni me zyrën tuaj në Washington, që të kërkojë informata më të hollësishme prej Bankës Botërore, ndonëse mund të merrni përgjigje të njëjtë si prej nesh.
Vendimmarrësi lokal, Kryeministri dhe shefat e dikastereve, janë më të hapur për komunikim dhe me ta kemi qasje të drejtpërdrejtë. Mund të zhvillohen biseda serioze edhe për projekte të mëtutjeshme (p.sh. për autostradën Serbi-Shqipëri, që kalon nëpër Kosovë). Një përshtypje për mundësitë mund ta fitoni kur të takoheni në Vjenë me Arin, këshilltarin izraelit të Kryeministrit. Pritet që ai të intensifikojë depërtimet e firmës së tij në muajt e ardhshëm, si shpërblim për ndihmën gjatë fushatës së kaluar zgjedhore.
Në pjesët me shumicë serbe, vendimmarrësit lokalë, shefat politikë të lokaliteteve të vogla, janë duke u zëvendësuar me një sistem më efikas kontrolli nga Beogradi. Partneri juaj në Beograd, me një qasje të drejtpërdrejtë te zyra e Presidentit, mund të sigurojë kushte të mira investimi, posaçërisht në pjesën veriore të vendit, e cila funksionon si e shkëputur prej pjesës tjetër të Kosovës. Investimi i Grupit Delta, të Mishkoviqit, në Veri, është zënia e pozicionit fillestar në atë që realisht është sot Zonë e lirë doganore, në Veriun e Kosovës. Depërtimi i tij në pjesën shqiptare, me partner kosovar, është tash realitet në qendër të Prishtinës dhe paralajmërim i një strategjie serioze për të ardhmen.
3.
Administrata ndërkombëtare në Kosovë nuk do të luajë ndonjë rol vendimtar. Gjatë vitit 2009, do të vazhdohet me vendosjen e EULEX-it (misionit të Bashkimit Evropian) dhe do të zhvillohet një lloj kohabitacioni me administratën shqiptare dhe atë serbe në Kosovë. Prania e policëve evropianë mund të duket si ndonjë shenjë garancie për investimet, por mbetet për t‘u parë se sa kanë ndërmend të thellohen në misionin e tyre të sundimit të ligjit.
Garanci për investimet janë shpenzimet operative joformale, të vendosura drejtpërsëdrejti me aktorët kyçë vendorë. Sipas vlerësimeve tona, shpenzimet operative joformale për projekte janë rritur prej 10 përqindësh sa kanë qenë në qeveritë e kaluara, në 15 e mund të thuhet edhe 20 për qind. Pa këto shpenzime joformale, projektet janë të dështuara që në fillim, ngase i tërë zinxhiri vendimmarrës bllokohet (nga lejet komunale deri te taksat e sigurisë). Megjithatë, këto shpenzime mbulohen me çmimet e tenderëve publikë, të cilët janë rritur në masë të paparashikueshme.
Institucionet vendore të sundimit të ligjit janë të dobëta, ose nën kontroll të strukturave politike, tash të atyre në pushtet. Nuk pritet prej tyre të kenë forcë për ndërhyrjen në ndërprerjen e kontratave joformale.
ICO, autoriteti më i lartë ndërkombëtar i mbikëqyrjes së pavarësisë, gjykuar sipas sjelljes së deritanishme, po ashtu nuk ka ndërmend të ndërhyjë në procese joformale. EULEX-i vështirë që mund të ndërmarrë ndonjë veprim të rëndësishëm në këtë drejtim, sepse ndërprerja e kontratave joformale, apo sanksionimi i tyre ligjor, do të godiste udhëheqjen e vendit, që do të kishte efekt destabilizues për vendin.
4.
Stabiliteti politik pritet të jetë investimi kryesor politik ndërkombëtar për vitin e ardhshëm. Sipas burimeve tona, ambasadorja ka kërkuar që të mos ketë zgjedhje vitin e ardhshëm, meqë ato do të destabilizonin atmosferën për investimet e jashtme kapitale. (Ajo, besojmë, do të mbetet deri në fillimverë, dhe deri atëherë nuk do të tolerojë kurrfarë prishje të stabilitetit të tanishëm).
Po të mbetet një vendim i këtillë, atëherë do të forcohej pozita e Kryeministrit (edhe për kontratën tonë eventuale me të). Partia e KM ka përfituar jashtëzakonisht nga gjendja e krijuar pas zgjedhjeve. Pa e rritur elektoratin e vet, ka arritur të përfitojë në rënien e zgjedhësve dhe të partive konkurrente. LDK, e cila ishte partia më e madhe deri në zgjedhjet e kaluara, tashmë ka hyrë në krizën e vet të mëtejme të zhbërjes. KM është duke e kontrolluar këtë proces me mjeshtëri politike, duke e kushtëzuar bashkëpunimin në koalicion me mbetjen e Presidentit të vendit si kryetar partie, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Në gjysmën e parë të vitit do të ketë shenja të qarta erozioni, e mbase edhe shpërthimi në LDK. Kjo situatë mund të menaxhohet nga KM, meqë ai do të kontrollojë pjesën "besnike" të LDK-së nëpërmjet të Presidentit të vendit, e po të lajmërohet nevoja për përkrahje votash për koalicion, e gatshme është partia opozitare me numrin më të madh të votave. Liderit të saj KM i dha një tender ndërtimi, para ca kohësh, me premtim bashkëpunimi biznesi shumë më ambicioz në Prishtinë dhe vende të tjera (Nuk sugjeroj që të lidhemi me të; biznesi i tij kryesor është në Azi Qendrore- në Kosovë eventualisht mund të jetë klient yni).
KM ka bërë investime afatgjata në stabilitetin e vendit. Ka vënë de facto nën kontroll televizionin publik dhe për vite të tëra ka operuar Shërbimin e tij Sekret (sugjeroj që t‘i ikim komunikimit elektronik sa më shumë të jetë e mundur - Shërbimi ka pasur në dispozicion, dhe ende mund të ketë, sisteme të ndërlikuara survejimi elektronik).
Prishjen e kësaj gjendjeje po përpiqen ta bëjnë shoqatat e ndryshme joqeveritare, pak media dhe një parti opozitare (e ish-kryeministrit të vendit). Një grup i këtillë heterogjen nuk ka një axhendë dhe vështirë se do ta bindin ambasadoren amerikane se gjendja duhet të ndryshojë. (Me zyrën në Washington do të duhej pyetur se a mbetet State Departmenti i Obamës në pozicione kaq mikromenaxhese çfarë janë manifestuar në Prishtinë dy vitet e kaluara?)
Sipas sondazheve të fundit, predispozita për protesta është rritur, por është vështirë e paramendueshme që të krijohet axhenda e cila i udhëheq këto protesta eventuale.
Nuk do brengosur për kërcënimet eventuale sindikale, ato janë nën kontroll faktik të një pjese të qeverisë.
5.
Zhvillimet regjionale do të kenë efektet e veta në Kosovë. Në verë të vitit të ardhshëm, duhet të hapet autostrada Durrës-Kukës, me çka Kosova shkëput izolimin e vet kontinental dhe krijon një dalje efikase në det. Kjo mund të ndryshojë, në afat të mesëm, ekonominë e vendit, duke e ndërlidhur, fillimisht brenda një tregu 5 milionësh shqiptar.
Gjatë vitit të ardhshëm, ndërkaq, pritet të shpejtohet rruga e integrimit të Serbisë brenda Bashkimit Evropian, me një zgjidhje e cila mund ta lërë Kosovën mbrapa.
Një gjendje e këtillë mund të krijojë, nga aspekti i investimeve tona të ardhshme, Kosovën si një entitet me dy enklava tregu. Veriun e vendit, që është pjesë e ekonomisë së Serbisë dhe enklavën shqiptare në Kosovë, si pjesë e një tregu shqiptar.
Nga kontaktet tona në Bruksel, nuk shohim se BE-ja ka menduar mirë se si do t‘i bashkojë këto dy realitete (tregje), apo madje edhe ta konsiderojë Kosovën si treg unik. Një përpjekje mund të pritet të bëhet vitin e ardhshëm, si pjesë e negociatave me Serbinë për shpejtimin e integrimit të saj në BE.
6.
Parashikimi real do të ishte ai i ruajtjes së statu-quosë në vitin e ardhshëm dhe brenda këtij konteksti mund të sugjerohet që të hyhet në aranzhmane konkrete me qeveritarët, (KM, ministrat e PDK-së të ngarkuar me investimet serioze, familjarët, kontaktet tashmë të identifikuara).
Ndonëse do të jetë vështirë të depërtojmë te ndonjë prej projekteve të tanishme kapitale, mund të kualifikohemi për projektet në vijim, të cilat përcaktohen vitin e ardhshëm.
Përkundër shenjave të kontrollit që i jep qeveria, kjo gjendje vështirë se mund të zgjasë përtej vitit 2009. Mund të ndodhë që shitjet e shpejta të lënë shije të keqe, e mund të ndodhë që shoqëria e fjetur kosovare të mos e tolerojë më një gjendje të këtillë.
Sugjerimi për investime më afatgjate në Kosovë, në sferë prodhimi është mirë të rivlerësohet. Vendi është ende në fazën e vet parashtetërore, duke vendosur disa prej institucioneve kyçe (ende nuk ka p.sh. sigurime shëndetësore dhe sistem pensionale dhe si i këtillë është i vetmi në Evropë). Do pritur edhe disa vjet për të parë shtet në Kosovë.