NJU JORK – Araghchi: Irani nuk do të qëndrojë indiferent në rast lufte

TEHERAN, 27 shtator /ATSH-DPA/- Irani nuk do të qëndrojë indiferent nëse do të ketë një luftë të plotë në Liban, tha sot ministri i Jashtëm Abbas Araghchi.
Araghchi e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm në Nju Jork.
Ai gjithashtu bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve të armëve dhe tregtisë ndaj Izraelit. Araghchi akuzoi komunitetin ndërkombëtar për paaftësi dhe dështim në lidhje me një armëpushim të mundshëm në Liban.
Irani konsiderohet si mbështetësi më i rëndësishëm i milicisë shiite të Hezbollahut në Liban. Vëzhguesit e shohin si të pamundur që Teherani t’u vijë në ndihmë në rast të një lufte.
Qeveria e re e Iranit – e udhëhequr nga presidenti Masoud Pezeshkian – po përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe po përpiqet për një afrim me Perëndimin. //a.i/