NJU JORK – OKB: Rreth 360 000 banorë të larguar nga Rafahu pas urdhërit për evakuim

TEL AVIV, 13 maj /ATSH-DPA/- Pothuajse 360 000 banorë janë larguar nga qyteti jugor, Rafah në Rripin e Gazës që kur ushtria izraelite lëshoi urdhrat e parë të evakuimit një javë më parë, sipas shifrave të OKB-së.
“Nuk ka siguri pa një armëpushim”, shkroi sot Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në X.
Rafahu, i cili tashmë është i mbipopulluar me banorë të zhvendosur brenda vendit, shihet si bastioni i fundit i organizatës militante palestineze Hamas.
Luftimet e ashpra midis ushtrisë izraelite dhe palestinezëve të armatosur vazhduan sot në vende të ndryshme në veri, jug dhe në qendër të brezit bregdetar.
“Në Gazën veriore, bombardimet dhe urdhrat e mëtejshëm të evakuimit kanë shkaktuar më shumë zhvendosje dhe “frikë për mijëra familje”, tha UNRWA.
Krahu ushtarak i Hamasit raportoi në Telegram për sulme ndaj trupave izraelite në vende të ndryshme, duke përfshirë në Rafah, si dhe në lagjen e refugjatëve në Jabalia dhe në al-Saitun në Gazën veriore.
Ka pasur alarme të reja raketash në qytetet kufitare izraelite në Rripin e Gazës.
“Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin amerikan e Shtetit, Antony Blinken për situatën në Rripin e Gazës”, sipas raportimeve. //a.i/