NUK KUSHTEZOJRama pranon djegien e fleteve te votimit
INTERVISTA/ Kreu i PS Edi Rama ka shpjeguar dje oferten e tij te re per hetimin e materialeve zgjedhore. Rama tha se nuk eshte dakord me modelin e Berishes per djegien e fleteve te votimit por nese KQZ do ti asgjesoje PS nuk do te kushtezoje marredhenien me Parlamentin. Sipas kreut te opozites PS kerkon vetem hetimin e materialeve zgjedhore. Flet zv.kryeministri Ilir Meta Perpjekjet e Rames per te bere konstruktivin tani pasi u liberalizuan vizat jane te neveritshme. Rama nuk e perjashtoi kandidimin e tij per Bashkine e Tiranes ne zgjedhjet e 8 majit
Ne intervisten e tij Rama i pergjigjet dhe interesimit mediatik rreth rikandidimit te tij per Bashkine e Tiranes largimit te deputetit Vangjel Tavo por dhe aspirates se Fatos Nanos per tu bere president ne 2012.
Jeni dakord qe nderkohe qe ju do te hetoni materialet zgjedhore fletet e votimit te digjen sipas nenit 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor
Ne nuk japim asnje dakordesi per asgje qe ka te beje me nderhyrjen ne fletet e votimit. Por ne nuk i duam fletet e votimit per kete hetim dhe sigurisht qe do te mbajme qendrimin tone i cili nuk kushtezon marredhenien me Parlamentin qe nuk mban krizen politike hapur por sigurisht dallon qarte modelin tone te te berit te gjerave me modelin e Sali Berishes.
Qe eshte
Digj shkaterro derrmo pengo blloko sa te mundesh si te mundesh dhe ku te mundesh.
Zoti Berisha ua ka kerkuar me shkrim dhe me sa dime akoma nuk ua keni cuar kete qe konsideroni si oferte te re...
Zoti Berisha e ka oferten e re me shkrim dhe firmat e me shume se 30 deputeteve te PS-se. Ky eshte nje angazhim i marre publikisht dhe kjo eshte nje oferte qe ka marre dhe nje mbeshtetje aspak per tu neglizhuar sic eshte mbeshtetja per kete oferte nga vete Komisioneri i Zgjerimi Stefan Fyle.
Ju po kerkoni hetim te materialeve zgjedhore dhe nderkohe nuk kerkoni fletet per hetim per asgje por te mos digjen...
Jo jo. Ne nuk hyme fare ne kete ceshtje. Sigurisht nese duhet qe ne te themi fjalen tone ne do ta themi fjalen tone. Por kjo nuk do te thote qe ne kushtezojme cfaredo qofte me fletet e votimit.
Do u jepen ne menyre hipotetike kutite e votimit do te filloni hetimin me shumice dhe kryesim te opozites ndersa fillon puna digjen fletet e votimit. Konsiderohet e zgjidhur sipas jush kriza pavaresisht se fletet e votimit do te digjen ju do te vazhdoni pune me materialet
Ne do te vazhdojme pune me hetimin pavaresisht se cfare ndodh me fletet. Por per ate qe ndodh me fletet ne do te themi fjalen tone qe do te thote se kjo nuk kushtezon qendrimin tone ndaj Parlamentit por ama sigurisht qe nuk jep dakordesine tone per nje gje eshte plotesisht e evitueshme.
Nese digjen fletet e votimit ju do te vazhdoni hetimin e materialeve zgjedhore do te mbani nje qendrim politik per to do te thoni fjalen tuaj kaq.
shte e qarte si drita e diellit qe ne nuk i duam fletet e votimit.
As te ruhen
Nuk do te japim kurre dakordesine qe ato te digjen do te mbajme qendrimin tone sepse modeli yne na imponon nje qasje krejt tjeter ndaj ceshtjeve sado te koklavitura te vendit. Por kjo nuk do te kushtezoje qendrimin tone ndaj Parlamentit dhe nuk do te kushtoje ecurine e hetimit tone dhe nuk do te kushtezoje marredhenien tone me reformen e tryezes zgjedhore.
Ok ishte e qarte.
Ishte e qarte qe ne fillim.
Kaq e qarte qe te hetoni materialet zgjedhore dhe nese digjen fletet e votimit ju do te vazhdoni marredhenien normale me Parlamentin do te merrni pjese ne reforma do te jepni votat pra nuk do te keni qendrim te kushtezuar pasi ajo varet nga qendrimi politik qe do te merrni rast pas rasti per ceshtje te ndryshme. Kjo eshte hera e pare qe artikulohet kaq e qarte.
Qendrimi yne ne rast se do te ndodhe keshtu sic thoni ju do te jete i ashper. Por politikisht i ashper dhe jo kushtezues.
Ok kriza u zgjidh.
Te shohim nese Saliu do te hape kutite e materialeve zgjedhore dhe pastaj do te themi u zgjidh kriza politike nderkohe qe kriza e demokracise kriza e drejtesise kriza e ekonomise mbeten kriza per tu zgjidhur pas largimit te qeverise.
Ne prag eshte fushata elektorale per zgjedhjet e 8 majit 2011. Do te kandidoni per nje mandat te katert ne krye te Bashkise se Tiranes
shte shume heret per te folur per kete por eshte e sigurt se ne do te eksplorojme cdo kandidature potenciale edhe per Bashkine e Tiranes.
Ju e perjashtoni mundesine qe te jeni kandidat
Nuk e perjashtoj por as nuk e quaj nje fakt te mireqene qysh sot.
Mos me thoni qe do te mblidhni strukturat dhe do te merrni mendimin e tyre njehere. Sepse ky eshte nje akt meqenese keni 3 mandate dhe jeni kryetar partie ju keni aq te drejte sa ju vete ta vendosni kete gje...
Une besoj se kam kaq te drejte sa te them ate qe mendoj dhe jo ate qe ju doni te degjoni.
Pavaresisht nese kandidoni apo jo per kryetarin e Bashkise se Tiranes si e konsideroni nje kandidature te mundshme te Lulzim Bashes nga PD-ja per kreun e Bashkise se Tiranes
Saliu i krehur dhe sigurisht me i ri.
Kjo seshte pergjigje...
Me shume nuk dua te them sepse skam me shume per te thene. Nje kopje si ato kukullat ruse qe hap te madhen dhe del e vogla. Saliu i krehur i ri dhe me nje buzeqeshje me te shtrire nga jugu ne veri.
Pak dite me pare zoti Nano ka shprehur ambicien per te qene President i Republikes. Kryeministri Berisha deklaroi se nuk do ta mbeshteste kete kandidature dhe te vetmit qe mund ta mbeshtesnin ishit ju pra PS-ja. A do te votoje PS per Fatos Nanon president
Ne fakt Saliu thjesht tregoi se cfare detyre ka Fatosi ne kete konfiguracion qe te beje cte mundet per te krijuar sa me shume probleme ne kampin e opozites. Por pertej detyres qe Saliu i ka lene ose mendon se i ka lene dhe pertej gjithckaje tjeter qe e ben kete treshe kete monument te politikes se vjeter qe te jete i ndare ne tri zona te ndryshme por qe ne fakt konvergojne me njera-tjetren permes ketyre tri figurave Saliu Fatosi dhe Iliri. Te mos harrojme Ilirin edhe pse tani nuk ka me pike dyshimi se eshte thjesht dhe vetem paterica e Saliut dhe asgje me shume se kaq. Une dua te them ketu me shume sinqeritet ate qe realisht ndjej pertej gjithe ketyre dhe pertej politikes se dites kur e shoh Fatosin te katandisur ne ate gjendje kur e shoh Fatosin qe thote nuk e votova PS-ne nuk do e votoj PS-ne kur e shoh te mikloje me te gjitha menyrat Saliun dhe Ilirin bashke kur e shoh te thote se tashme eshte shoferi i Ilirit ndjej keqardhje. Ndjej keqardhje dhe sinqerisht ndjej keqardhje per katandine e tij dhe per faktin qe nuk e ndihmoj dot dhe nuk di si ta ndihmoj.
Doja te beja nje pyetje per shit-blerjen e deputeteve a ka perfunduar merkatoja ka me levizje
Une kete pyetje e marr si fyerje.
Nese ju fyheni une e terheq ju kerkoj ndjese.
Faleminderit qe e terhoqet dhe tani po ju pergjigjem. Levizja e deputeteve nga radhet e shumices ne opozite nuk eshte asgje tjeter vecse nje vendimmarrje e tyre e lire ne kushtet kur per arsye te tyre refuzojne te rreshtohen me pushtetin. Nuk ka opozite aq me pak kjo opozite qe te mund te hyje ne nje gare blerjesh dhe ska arsye qe ta beje nje gje te tille. Nderkohe qe po. Pushteti blen. Mandati i te vetmes shprese qe eshte Partia Socialiste kushton sigurisht kushton.
Sa ka kushtuar mandati i Vangjel Tavos
Per fat te mire dhe per nderin e dinjitetin e atyre qindra-mijera votuesve dhe atyre milionave shqiptareve qe duan nje Shqiperi tjeter nje shumice derrmuese absolute nuk e shet kete mandat pavaresisht se sa mund te jete cmimi qe ofrohet.
Tavo e shiti mandatin
Une kam neveri per aktin e Vangjel Tavos dhe nuk shoh asnje arsye per te thene me shume sesa fjalen neveri.
Zoti Bashkim Fino ne kete studio ka thene qe ai e shnderroi mandatin e tij ne nje tender. Perflitet se i ka kerkuar Partise Socialiste per te mos u larguar 2 milione ose 3 milione euro qe te mos largohet...
Bashkim Fino ka te drejte per kete dhe shume gjera te tjera.
Si do ta rrezoni qeverine dhe si do ta shkarkoni Jozefina Topallin Keni deklaruar se keni marre nje nisme per kete gje.
Qeveria ne nje demokraci sado te cunget te jete sado jofunksionale te jete kjo demokraci nuk rrezohet por largohet. Qe do te thote se eshte vota ajo qe e largon qeverine.
Permes votes ne Parlament
shte vota ajo qe e largon qeverine dhe kudo ku ka vote per qeverine ka nje mundesi per ta larguar ate.
Marre me shkurtime nga Ora News
Rama takon Fylen Te pranohet oferta e PS-se
Kryetari i PS-se Edi Rama zhvilloi nje vizite ne Bruksel gjate te ciles u takua me komisionerin e BE per Zgjerimin Stefan Fyle. Qellimi i vizites ishte diskutimi i krizes politike dhe gjetja e nje zgjidhjeje e cila do te mundesonte njeherazi transparencen e zgjedhjeve te fundit dhe nisjen e reformes zgjedhore. Diskutimi u perqendrua vecanerisht ne oferten e fundit te Partise Socialiste e cila ne fillim te javes u pershendet edhe nga zyra e komisionerit Fyle qe e cilesoi kete oferte si nje mundesi per zgjidhjen e ngercit politik duke ftuar qeverine qe ta pranonte kete kompromis. Gjate bashkebisedimit kryetari i opozites preku edhe ceshtje te rendesishme te ngritura ne opinionin e Komisionit Europian vecanerisht per lirine e medias dhe presionin e kanosjes qe ushtron qeveria shqiptare rregullisht ndaj botuesve te shtypit kritik. Edi Rama i shprehu po ashtu komisionerit Fyle mirenjohjen e PS per mbeshtetjen qe Komisioni Europian dhe vendet anetare u dhane shqiptareve duke liberalizuar vizat.