Borxhi opozita Po rrezikojme si Greqia
Borxhi publik eshte bere pjese e debatit te Komisionit te Ekonomise gjate vijimit te diskutimit per projekt-buxhetin e vitit te ardhshem. Perfaqesuesit e Ministrise se Financave kane qene te pranishem per sqarime lidhur me stokun e borxhit por komisioni perfundoi me shume ne kuadrin e akuzave mes opozites dhe mazhorances per situaten ne vend. Keshtu deputetet e Partise Socialiste Arben Malaj dhe Arben Ahmetaj kane ngritur shqetesimin se niveli i larte i borxhit perben rrezik per stabilitetin makroekonomik te vendit tone dhe me shume mundesi nese nuk do te vijohet te kete nje strategji te qarte per uljen e tij vendi mund te kete te njejtin fat si fqinji yne Greqia. Sipas deputetit Arben Malaj kostoja e borxhit dhe niveli i tij duhet te perbejne shqetesimin kryesor te qeverise dhe jo te lakohet pafund fakti qe ky borxh eshte i shendetshem. Deputeti tjeter i PS Arben Ahmetaj ka ngritur dy shqetesime. Sipas tij shifrat qe publikon Ministria e Financave dhe ato qe parashikon FMN-ja jane me shume diferenca mes tyre cka le vend per dyshime. Nderkohe qe lidhur me borxhin publik ai do ta perkufizonte se ky borxh ka prekur zonen alarmante dhe eshte borxhi me i madh ne rajon krahasuar me PBB-ne. Ne mendojme qe ne 2010 borxhi do kaloje 60 per qind. Dhe nese do vazhdoje i njejti mosrakordim shifrash me institucionet nderkombetare konkretisht me FMN-ne rrjedhimisht edhe axhustimi i politikave per te ulur kete borxh ne kemi frike qe parashikimi i FMN fatkeqesisht do te realizohet dhe stoku i borxhit publik ne 2013 do te arrije mbi 65 per qind tha Ahmetaj. Nderkohe ai theksoi se stoku i borxhit eshte me i larte sesa deklaron qeveria pasi ne te nuk perfshihen nje sere faturash qe qeveria ka per te shlyer si kompensimi i ish-pronareve ushtaraket kompanite ndertuese rimbursimi i TVSH-se. Mazhoranca nga ana e saj eshte mbrojtur me argumentet se borxhi i Shqiperise eshte borxh i brendshem dhe nuk paraqet rrezik. Deputeti Edmond Spaho tha se eurobondi ishte testi qe tregoi se ekonomia shqiptare dhe vete komponenti i saj borxhi publik jane te besueshme ne tregjet kapitale. Viti 2011
Deficiti
Shqiperia 3.5 per qind
Greqia 7.4 per qind
Borxhi Publik
Shqiperia 59 per qind
Greqia 126.8 per qind