E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet konkurrenca hetim per vajin orizin e sheqerin

/ /

Autoriteti i Konkurrences ka hapur nje hetim paraprak ne tregun e importit dhe tregtimit me shumice te orizit vajit dhe sheqerit i cili pritet te dale ne nje raport me 15 janar 2011. Ky vendim i autoritetit vjen pas studimit te te dhenave per strukturat qe kane keto tregje per te cilat konkurrenca vlereson se jane shume te perqendruar. Periudha e hetimit paraprak shtrihet ne nje hark kohor nga janari i vitit 2008 deri ne tetor 2010. Sipas studimeve te institucionit lidhur me tregun e importit dhe shitjes vajit shifrat tregojne se kerkesat per vaj ne tregun shqiptar sigurohen nga tregu vendas dhe ai i importit nderkohe qe vaji i importuar mbulon rreth 70 te kerkeses ne treg. Te dhenat e Autoritetit te Konkurrences tregojne se importohen rreth 116 milione litra vaj i paperpunuar i cili ze 43.8 te totalit te vajrave te importuara per vitin 2010. Importi i vajit te paperpunuar sherben si lende e pare per industrine e perpunimit te vajit. Nga analiza e tregut te importit te vajit vegjetal rezultoi se tregu i vaji vegjetal eshte shume i perqendruar thuhet ne vendimin e Autoritetit. Tregu i dyte qe eshte nen hetim paraprak eshte ai i importimit dhe tregtimit me shumice te sheqerit. E gjithe kerkesa e tregut vendas per kete produkt mbulohet vetem nga importi nderkohe qe sipas shifrave te autoritetit gjate vitit 2009 vihet re nje renie me rreth 49 e sasise se importuar ne krahasim me vitin 2008.
Tregu i importit te sheqerit perbehet nga dy ndermarrje kryesore qe zene pjesen me te madhe te tregut rreth 87 qe reflekton nje indeks te perqendrimit shume te larte cilesohet ne vendimin perkates te dates 28 tetor. Tregu i trete i cili eshte nen hetimin paraprak eshte ai i orizit. Vihet re nje rritje e konsumit te orizit me rreth 23 gjate vitit 2009 krahasuar me vitin 2008. Tregu i importit te orizit sipas tre nenprodukteve kokerrgjate kokerrmesem dhe kokerrumbullaket eshte shume i perqendruar dhe dominohet nga tre ndermarrje importuese dhe te tregtimit me shumice. Ndermarrjet qe operojne ne kete treg jane te orientuara ne importin e nje nenprodukti orizi perkufizon Konkurrenca.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›