Na janë bërë, përveç të pabesueshëm, edhe shumë të neveritshëm
Do bëjmë që të ketë ujë 24 orë. Do bëjmë që të mos ju mungojnë dritat. Do bëjmë autostrada. Do rrisim pagat e pensionet. Do ulim papunësinë. Do rrisim ekonominë. Do luftojmë korrupsionin. Do ulim inflacionin. Do shkojmë në NATO. Do shkojmë në BE e deri tek premtimi i fundit i lëvizjes së lirë në gjithë Europën.
Këto dhe shumë premtime na kanë bërë politikanët e të dy krahëve në këta 18 vjet, e duke mos i mbajtur, ato na janë bërë përveç të pabesueshëm edhe shumë të neveritshëm.