E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhje dixhitale 400 $, sa për/qind shkon në xhepa sekserësh?

 

Të gjithë kompjuterat në Amerikë shiten me këto programe të instaluara. Çmimet e tyre janë përgjysmuar gjatë dy vjetëve të fundit. Sot mund të blesh një superkompjuter ose laptop “Dell” ose “HP” me 300-500 dollarë amerikanë dhe bashkë me të merr Ëindoës XP ose Ëindoës Vista, etj., dhe askush nuk paguan taksë ose tarifa shtesë vjetore.

Përsa i përket shërbimit të internetit që përdoret që nga fëmijët e kopshteve e deri tek shkencëtarët e shquar, tarifat shkojnë nga 0.00 deri në më së shumti 20 dollarë amerikanë në muaj, sipas dëshirës dhe interesit të abonentit. Shumëzuar për 12 muaj, kjo shumë shkon në rreth 240 dollarë në vit, kur paga minimale mujore është 2 000.00 pra diçka simbolike.

Ndërsa qeveria shqiptare, me politikën e saj "Shqipëria në moshën e internetit" vendos një taksë dixhitale prej 400 dollarësh amerikanë. Një rrjepje për së gjalli e popullit, por edhe e biznesit, që u shtohen kështu pengesa të reja qeveritare, ndërkohë që krerët e saj premtojnë lehtësime e deri "Shqipëria 1 Euro".

E vetmja gjë që nuk dihet, është sa për qind e kësaj takse përfundon në xhepat e ndërmjetësve, të sekserëve qeveritarë.

Turp e faqja e zezë, për një qeveri që jo vetëm kakaris, por edhe po kërdis xhepat dhe jetën e popullit që e ka për detyrë t’i shërbejë! Turp e faqja e zezë, edhe për një popull dhe biznesmenë që pranojnë të qeverisen nga qeveri pa faqe!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›