“Na ka munguar komunikimi”

Çaste interesante kanë kaluar banorët e “Big Brother” me njëri-tjetrin. Si çdo ditë kanë biseduar, por kanë bërë edhe thashetheme, por ajo që duket më e rëndësishme është se mes grupeve kanë nisur përpjekjet për të komunikuar. Ndërkaq dje, Valoni është ndier keq. Ai është ankuar për dhimbje dhe thotë se ndoshta është ftohur kur është larë në pishinë. Miri, ndërkaq u ka thënë miqve të tij se e ka marrë shumë malli për Rezartën.
Sqarohen Miri dhe Klodi
Jetmiri më në fund arrin të sqarohet me Klodin pas disa tentativash të dështuara dhe një kohe të gjatë bisedash. Pasi Jetmiri sqaron veprimet e tij dhe fjalët e drejtuara në adresën e Klodit, akujt mes të dyve tashmë janë thyer. Klodi ka pranuar shpjegimet e Jetmirit dhe i ka bërë të qartë atij se ai do të përpiqet që të jetë paqësor me të dhe gjithë të tjerët, sepse e pëlqen faktin që në shtëpi të mund të ketë më tepër harmoni mes banorëve. Pasi të dy sqarohen, Jetmiri gjen momentin që të flasë edhe për keqkuptimet që ai ka me banorët e tjerë. Ai i thotë Klodit se banorët e kanë paragjykuar Mirin pa ia dhënë mundësinë për të biseduar me të në mënyrë që ta njihnin nga afër. Ai i thotë Klodit që së shpejti do të sqarohet edhe me Adën, e cila ka krijuar gabimisht mendim të keq për të edhe pse nuk e kanë pasur mundësinë që të flasin. Ai flet edhe për Domenikën të njëjtën gjë, pasi ajo e ka quajtur disa herë “maskilist” dhe Miri thotë se ai nuk është i tillë. Klodi i thotë që të përpiqet që të tregohet më i ëmbël me banorët e tjerë, në mënyrë që të shmangë keqkuptimet dhe paragjykimet e tyre. Ndër të tjera Jetmiri thotë se ai edhe nëse nuk arrin që të sqarohet me Adën dhe Domin, përsëri do t’u kërkojë falje vetëm për të treguar se e pëlqen humanizmin dhe realisht dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë. Klodi i thotë se atij i vjen mirë që dëgjon këto fjalë prej Jetmirit, por i kërkon që një gjë të tillë duhet ta bëjë vetëm nëse e ndien të nevojshme vetë. Jetmiri i premton Klodit se së shpejti do t’i kërkojë falje edhe Adës edhe Domit dhe do të përpiqet që gjërat mes tyre të sqarohen përfundimisht. Pas këtyre bisedave Jetmiri çohet nga tavolina dhe shkon të bëjë kafe, ndërsa Klodi shkon në dhomën e gjumit.
Jetmiri bisedon me Adën
Pasi përfundon bisedën me Klodin, Jetmiri shkon në dhomën e gjumit dhe fillon të bisedojë me Adën. Ada hedh idenë që në darkë të mblidhen të gjithë dhe të bisedojnë për një temë të caktuar duke zgjedhur që të diskutojnë për fenomenin e emigracionit. Ideja e saj përkrahet nga Jetmiri dhe Klodi. Pas kësaj Miri e fton Adën që të dalin jashtë për të pirë cigare. Kështu ata dalin jashtë dhe Jetmiri hap si bisedë marrëdhënien e banorëve në shtëpi dhe lojën e tyre duke u fokusuar më tepër tek Ada dhe vetja e tij. Jetmiri i thotë Adës se ai dëshiron që të flasë hapur me të, sepse dëshiron që të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Ai i thotë se e vlerëson Adën si njeri, por ndoshta loja e tij ka qenë e orientuar gabimisht. Për të gjitha ato gjëra që kanë shkaktuar keqkuptime mes tyre ai i kërkon falje. Jetmiri i thotë Adës se ajo nuk po e jep të gjithë atë që ka, por ajo ka rënë në një qetësi në grup. “Unë nuk po e gjej mundësinë për të treguar se jam ajo që dua të jem me të vërtetë”, thotë Ada. Ajo i kërkon Mirit të mos pretendojë se mendimi që ajo ka krijuar për Jetmirin mund të ndryshojë vetëm nëpërmjet kësaj bisede.
Si e ka mësuar Bertina greqishten
Pas diskutimeve të gjata banorët shkojnë të hanë darkë e ndër të tjera bisedojnë. Jetmiri i tregon Klodit për momentin kur u sëmur Gjimi dhe ai kishte gatuar makarona. Valentina e kishte pyetur se çfarë u kishte hedhur makaronave dhe Jetmiri ishte ndier keq. E ndërsa ai tregon, Bertina me Erionin ulen në sallon dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Erioni e pyet Bertinën se si e ka mësuar ajo gjuhën greke dhe vajza i tregon se ajo ka shkuar shpesh në Greqi që kur ishte vetëm pesë vjeçe. Ajo tregon se shkonte aty vetëm për pak kohë në vit dhe filloi që të mësonte gjuhën. Bertina thotë se shkonte me familjen dhe prindërit e saj punonin gjatë muajve të verës. Ajo tregon për historitë që ka kaluar gjatë fëmijërisë së saj në Greqi. Bertina tregon edhe për keqkuptimet mes grekëve dhe shqiptarëve nga mosnjohja e gjuhës. Erioni e pyet për pagëzimin dhe Bertina i thotë se ajo është pagëzuar nga dy grekë të cilët kishin shkuar të jetonin në Gjermani me të cilët prej disa kohësh ka humbur kontaktet.
Hatërmbetja e Edit
Olta dhe Klodi fillojnë të bisedojnë jashtë për bisedën e Klodit me Mirin. E ndërsa ata flasin jashtë vjen Ada dhe Eduardi duke bërë që biseda e tyre të ndryshojë drejtim. Ata bisedojnë për marrëdhënien e Edit me grupin ku ata i thonë Edit se ai i ka lënë pas dore. Edi justifikohet duke thënë se ai është ndier i lënë pas dore nga ata dhe kjo ka bërë që atij t’i mbetet hatri me ta. Ai u thotë se i vinte keq që ata e kishin përjashtuar nga disa biseda që bënin në dhomën e gjumit. Olta i thotë se ata nuk e kishin kuptuar arsyen se përse Edit i kishte mbetur hatri. Edi justifikohet duke thënë se ai kishte të drejtë që t’i ngelte hatri, duke u treguar raste kur ai kishte shkuar pranë tyre dhe ata nuk e kishin përfshirë në bisedë duke bërë që kjo t’i shkaktonte keqardhje.
Jetmirin e ka marrë malli për Rezartën
Në dhomën e gjumit fiken dritat dhe Jetmiri me Valonin dalin jashtë të pinë cigare. Teksa bisedojnë Jetmiri i thotë Valonit se kërkon të shkruajë në një bluzë të bardhë diçka për Rezartën dhe për këtë i duhen disa ngjyra, të cilat do t’i kërkojë më vonë në dhomën e rrëfimit. Atë e ka marrë malli shumë për të dashurën e tij dhe kërkon që të shkruajë diçka për të kujtuar atë dhe kohën e qëndrimit me të në BB. Kështu, ai thotë se do të shkruajë ndonjë nga shprehjet që përdorte Rezarta kur fliste me të, ose kur bënte shaka. Jetmiri i tregon Valonit se atë e ka marrë malli për mënyrën se si Rezi e thërriste “O zemër”. “Jetmiri u kërkon banorëve që t’i tregojnë ndonjë shprehje të bukur dashurie në dialektin e gjuhës kosovare. Kështu Kika, Valoni, por edhe Bertina dhe Erioni i thonë disa nga shprehjet që njohin. Jetmiri u tregon atyre se shprehjen kërkon që t’ia kushtojë Rezartës duke e shkruar mbi bluzën e tij. Pas disa minutash Jetmiri shkruan bluzën dhe e vendos te koka e krevatit të tij.
Urimi për ditëlindje
Seldi u thotë banorëve që nëna e tij ka ditëlindjen dhe menjëherë pas kësaj edhe pse nuk ishin në dijeni më parë të gjithë banorët e urojnë. Kështu, të gjithë banorët pasi urojnë Seldin për ditëlindjen e nënës së tij, fillojnë të këndojnë “shumë urime për ty”. Seldi kërkon që t’i shkruajë një letër nënës ku ta urojë për ditëlindjen. Pasi falënderon të gjithë banorët, ai mblidhet me grupin e tij për të shkruar letrën, duke u kërkuar mendim edhe pjesëtarëve të tjerë.
Thashetheme për grupin tjetër
Pas bisedave në dhomën e gjumit Seldi, Olta, Ada dhe Domenika shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të hanë darkë. Teksa hanë Domenika fillon të tregojë për një debat që kishte pasur ajo me Bertinën. Domi u thotë banorëve të tjerë se Bertina kërkon që gjatë gjithë kohës të jetë gjithmonë kritike ndaj të tjerëve dhe është shumë e ashpër në gjykimet e saj ndaj banorëve të tjerë. Të gjithë diskutojnë sjelljen e Bertinës dhe komentojnë shprehjet e saj. Domenika thotë se Bertina është ajo që ndikon shumë në sjelljen e Erionit, por edhe te Valoni ka filluar që të ketë ndikim të madh. Olta thotë se ajo habitet që Bertina sqarohet me banorët e tjerë dhe nuk sqaron asgjë me të. Seldi i thotë se kjo vjen ngaqë Olta reagon shumë dhe me tone të larta. Olta tregon për marrëdhënien e saj me Bertinën edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e vjetër. Kështu, ata bëjnë thashetheme për Bertinën dhe më pas dalin jashtë në oborr për të pirë cigare. Pas Bertinës, ata bëjnë thashetheme për Kikën. Domi flet keq për sjelljen e Kikës ndaj banorëve të tjerë, por Seldi i thotë se ai nuk e sheh Kikën si negativ, madje ka shumë marrëdhënie të mira me të. Domenika thotë se për të kuptuar lojën e Hakiut mjafton që të shohësh se me kë e harxhon ai kohën më të madhe, me kë flet më tepër dhe këtu e ka fjalën për Jetmirin.
Valoni është sëmurë
Sapo ndizen dritat dhe muzika në dhomën e gjumit, Kika dhe Edi çohen të parët e më pas zgjojnë të tjerët. Ata dalin jashtë për të shijuar edhe një tjetër ditë të ngrohtë dhe një e nga një të gjithë të tjerët zgjohen nga gjumi. Pas disa minutash Valoni vjen jashtë duke u kollitur. Ai u tregon Edit dhe Kikës se është i sëmurë. Valoni është larë në pishinë ku uji ka qenë i ftohtë dhe tashmë ka dhembje fyti. Ai shkon në dhomën e rrëfimit për të kërkuar ndonjë ilaç qetësues dhe pas disa minutash kthehet përsëri në oborr. Përveç fytit Valoni ankohet edhe nga dhëmbët, dhimbja e kokës dhe pagjumësia. Banorët shqetësohen për shëndetin e Valonit dhe fillojnë t’i japin këshilla si ai të kujdeset më tepër për shëndetin e vet. Klodi e këshillon që për fytin të hajë gjëra të ftohta, sepse dhimbja kalon më lehtë ashtu dhe i thotë që t’i sjellë nga kuzhina portokall të shtrydhur. Ndërsa Edi fillon t’i bëjë masazh koke Valonit i cili u thotë se nuk ka fjetur fare prej dhimbjes.