E Shtunë, 31 Tetor 2026

Costner, baba për të shtatën herë

Aktori i famshëm pret të bëhet baba për të shtatë herë. Costner ka treguar se gruaja e tij gjermane, Christine Baumgartner, do të lindë fëmijën e tyre të tretë në qershor.

Costner është martuar me modelen gjermane në vitin 2004.

Ylli kinematografik ka tre fëmijë të tjerë, me gruan e tij të parë, Cindy Silva. Annie Costner lindi më 1984, Lily Costner më 1986, Joe Costner më 1988. Qifti u divorcua pas 16 vjetësh martesë, më 1994.

Ndërsa nga një lidhje e tij e shkurtër me Bridget Rooney, Costner ka një fëmijë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›