E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, investo

Ish menaxheri i Chelseas, Ruud Gullit, beson se londinezët duhet të bëjnë ndryshime në ekip gjatë verës, nëse dëshirojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Legjenda holandeze, i cili luajti në Stamford Bridge në mes viteve 1996 e 1998, ka folur pas ‘nokautit’ që e pësoi ekipi i Carlo Ancelottit nga Inter, në të tetën e finales së kompeticionit prestigjioz evropian.

Gullit propozon që pronari i Blues, Roman Abramovich, të investojë disa para, nëse rusi dëshiron të shohë më shumë trofe në klubin e tij. Me lojtarët që ka në dispozicion, ish futbollisti i Milanit nuk mendon se Chelsea ka kapacitet ta fitojë Ligën e Kampionëve, as vitin e ardhshëm. “Jo më. Kjo ishte mundësia e tyre e fundit.

Ata nevojitet të inkuadrojnë futbollistë të rinj në ekip. Kundër Inter, ishte një ndeshje e vështirë për ta, pasi dukeshin të pafuqishëm. Gjëja më e keqe ta shihje ishte jo kreativiteti, mungesa e idesë, askush nuk mund të bënte diçka që ta ndryshojë lojën”, tha Gullit për Sky Sports. Chelsea u mposht në shtëpi të martën mbrëma me rezultat 0:1 nga Inter, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Nerazzurrët e kishin fituar edhe përballjen e parë, 2:1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›