Na kane ftuar per nje kafe

Me besimin se ky popull nuk e ben dot akoma dallimin mes hyrjes ne BE dhe heqjes se vizave ata qe na qeverisin kane iluzionin optik te strucit se me suksesin e markes Shengen do te munden tia hedhin lumit edhe per deshtimin e markes tjeter asaj te vendit kandidat
Nga Skender Minxhozi
Ne 8 nentor morem vesh se na hoqen vizat. Tashme mund te levizim relativisht lehte ne zonen Shengen. Me 9 nentor nje dite me pas prisnim te kuptonim nese i kishim bere mire detyrat sa per te marre nje tjeter status ate te vendit kandidat. U informuam se kete provim te dyte nuk e kishim kaluar. Na pranuan sa per nje kafe ne shtepi por jo per tu bere anetare te familjes si shume te tjere para nesh. Dhe kjo ne vitin 2010 eshte fatkeqesisht shume pak.
Mes 8 dhe 9 nentorit eshte konsumuar nje varg ngjarjesh te cilat kane ngerthyer brenda tyre ndjesi dhe perceptime diametralisht te kunderta. Kenaqesia e ligjshme per rrezimin e barrieres historike te vizave ia ka lene vendin habise popullore e deri dhe moskuptimit per nje vendim te dyte te BE qe na linte jashte deres se vendeve kandidate. Per publikun e thjeshte shqiptar keto dy qendrime kane qene kontradiktore nga momenti qe heqja e vizave smund te mos kushtezonte edhe nje opinion pozitiv per statusin e vendit kandidat. Por ja qe vete procesi i afrimit me Europen e Bashkuar eshte i tille me shume pista aspekte dhe parametra. Ne fund te nje rruge te gjate per arritjen e standardeve per heqjen e vizave kemi kuptuar se pjesa tjeter e rruges ajo qe te con drejt anetaresimit ne BE eshte ende plot gropa dhe pengesa.
Ndersa festonim per vizat nga BE na zbrazen ne dere nje thes me kritika. Sipas raportit zyrtar ne shume raste qeveria nuk ka zbatuar vendimet e Gjykates Kushtetuese. Aty thuhet gjithashtu se pozita e kryetarit te parlamentit eshte keqperdoruar. Raporti ve ne dukje se Kuvendi nuk funksionon si institucion i pavarur dhe dekretet e presidentit shpesh trajtohen ne menyre te politizuar.
Nje liste te tille kritikash eshte e veshtire ta gjesh brenda nje raporti normal te prodhuar nga BE. Nje gjuhe te tille te ashper nuk eshte normale ta hasesh ne dokumentet qe mbajne vulen e zyrave te Brukselit. ka do te thote se ne Shqiperi eshte tejkaluar dukshem limiti i lejuar i abuzimit politik e institucional. ka do te thote gjithashtu se ndodhemi ende disa vite drite larg momentit te hyrjes ne Bashkimin Europian per faktin se nuk kemi asnje lidhje me standardet qe kerkon nje akt i tille.
Megjithate ne Tirane kane zgjedhur te festojne per vizat dhe te heshtin per raportin. Nje zgjedhje taktike tipike shqiptare. Me besimin se ky popull nuk e ben dot akoma dallimin mes hyrjes ne BE dhe heqjes se vizave ata qe na qeverisin kane iluzionin optik te strucit se me suksesin e markes Shengen do te munden tia hedhin lumit edhe per deshtimin e markes tjeter asaj te vendit kandidat. Ne afat te shkurter qe do te thote ne optiken e zgjedhjeve lokale kjo taktike edhe mund te funksionoje. Per me gjate duhet te kenaqemi me kafen qe do te pime ne kembe ne cep te banakut europian.
Marre nga revista Mapo