E Diel, 1 Nëntor 2026

"Na sillni trupat e femijeve"

LEZHE- Ne familjen Ndoji jane hapur dyert e zise. Miq, te aferm dhe banore te qytetit te Lezhes, percjellin ngushellimet ne shtepine e kryefamiljarit Ndue Ndoj. Ne pritje te trupave dhe te shokuar nga ngjarja qe ndodhi kater dite me pare ne Pavia te Italise, Ndue ka humbur dy vajzat e tij dhe mbesen, te cilat rane preh e masakres nga vellai i dhendrit te tij, qe dyshohet per krimin makaber, duke therur me thike tre femrat dhe pa kursyer as vogelushen 3 vjece. I pyetur nga mediat per tragjedine, Ndue shprehet plote dhimbje se nuk e di arsyen e ngjarjes dhe as nuk e kishte imagjinuar dicka te tille. Po keshtu shprehen dhe pjesetaret e tjere te familjes Ndoji, te cilet tashme presin me ankth trupat, pasi edhe procedurat jane burokratike dhe rrisin me shume dhimbjen tek ata.

"Nuk di c'te them. As me familjen Melyshi, as me dhendrin dhe as me vellain e tij nuk kemi pasur konflikte. Vajza nuk me ishte ankuar asnjehere per grindje apo zenka. Pavaresisht asaj qe ndodhi, miqesia mes familjeve do te vazhdoje, kurse drejtesia te denoje sic i takon autorin e ketij krimi", eshte shprehur dje per median, babai i Rina (Ndoj) Melyshit dhe Ornela Ndojit. Ai eshte edhe gjyshi i vogelushes 3-vjecare qe nuk u kursye ne kete masaker te ndodhur ne Stradella te Pavias, pasditen e se shtunes. "Di qe shkonin mire dhe nuk mund te them se cfare ka ndodhur. Ajo qe mund te shpreh eshte se ne po presim trupat e tyre dhe shteti te nderhyje per te na lehtesuar dhimbjen e te vijne sa me shpejt. Te gjithe po i presim prej tre ditesh dhe nuk e dime se kur do te mberrijne nga Italia", apelon Ndue.

Tashme kryefamiljari mendon qe t'i beje nderimet e fundit dy vajzave te tij dhe mbeses, teksa i zhytur ne dhimbjen qe e ka pushtuar, thith cigaren per te mbytur sadopak ate fatkeqesi qe i ka rene si gjeme qe prej se shtunes. "Bej apel qe autoritetet shqiptare te nderhyjne per te ardhur trupat sa me shpejt, me qellim qe te kryejme edhe nderimet e fundit", perfundon Ndue Ndoj.

Konflikti qe solli masakren ne Pavia

Masakra ndodhi pasditen e se shtunes, kur e gjithe Italia u trondit pas vrasjes se Rina Melyshit 24 vjec, vajzes se saj 3 vjecare dhe motres Ornela Ndoj 19 vjec. Emigrantet shqiptare u vrane me thike ne banese dhe per krimin dyshohet kunati i Rines, Alfred Melyshi, i cili ka tentuar edhe vetevrasjen me thike, duke u plagosur rende. Ai ka marre persiper krimin e kryer dhe po trajtohet ne spital edhe per tronditjen e thelle psikike qe ka pasuar, pasi eshte shprehur se "ky ishte vullneti i Zotit!". Mendohet se mes vellezerve ka pasur debate per nje konflikt qe Alfredi, ka pasur me nje tjeter familje shqiptare dhe problemet duhet te zgjidheshin me largimin e tij nga banesa. Anton Melyshi punonte si murator ne ndertim dhe diten e ngjarjes nuk ndodhej ne banese.

I dyshuari

Alfred Melyshi, 24-vjec, kishte emigruar se bashku me te vellane dhe ishin vendosur bashkarish ne Pavia te Italise. Anton Melyshi punonte si murator ne ndertim, kurse Alfredi ishte i papune. Nje dite para ngjarjes, ai ka pasur nje konflikt me nje tjeter familje shqiptare, ku sipas banoreve u shkembye zjarr me arme.

Konflikti

Fillimisht u mendua se ishte nje perleshje mes familjeve dhe hakmarrje duke masakruar tre femrat ne banese. Me pas u dyshua tek babai i femijes, por me vone vellai i kryefamiljarit mori persiper krimin makaber, duke thene se tentoi te vetevritej. Ai perdori nje thike per masakren, pasi i ishte kerkuar largimi nga banesa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›